Asllan Dogjani: Largohem nga PS, do kandidoj si i pavarur

Deputeti Asllan Dogjani ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se ai do të largohet nga kjo forcë politike.
Asllan Dogjani tha se kanë qenë qëndrimet e Ramës që e kanë shtyrë drejt largimit.
Deputeti tha se largimi i tij është i paralajmëruar.
Dogjani tha se do kandidojë si deputet i pavarur në qarkun e Kukësit.
Sa i përket qëndrimit të tij në Kuvend, ku mund të tentohet rrëzimi i qeverisë, Dogjani tha se do veprojë sipas kohës.
“Duke kandiduar si i pavarur do kem mundësi të mbroj vlerat e demokracinë.
Unë jam deputet i pavarur dhe do të veproj sipas kohës dhe momentit,” tha Dogjani
TEMA
Add new comment