Papunësia 12%, nivel rekord në Eurozonë

Postuar në 02 Prill, 2013 09:10

 

Shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ka arritur nivel rekord, prej 12%.
Njoftimi eshte bere sot nga Zyra e Bashkimit Evropian për Statistikë, Eurostat, e cila ka bere me dije se se shkalla në muajin Shkur ishte pothuajse e njejtë me atë në Janar, e cila ishte rritur në 12% prej 11.9%.

Në muajin Shkurt, të papunëve në 17 vendet e BE-së, që e përdorin monedhën euro, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë. Në këtë mënyrë nurmi i të papunëve arriti në 19 milionë. Më të prekurat jane Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%.

Ekonomia më e madhe e eurozonës, Gjermania, ka paraqitur shkallën më të ulët të papunësisë prej 5.4%.  Në të 27 vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që nuk e përdorin euron, shkalla e papunësisë për muajin shkurt është rritur në 10.9%, pasi 76 mijë njerëz mbetën pa punë. Në BE afro 26.3 milionë njerëz mbesin pa punë.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.