Serbët paralajmërojnë formimin e kuvendit të Kosovës veriore

Beograd, 2 prill – E përditshmja e Beogradit, “Danas”, paralajmëron për nesër mbajtjen e kuvendit të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës.
Në pritje të rezultateve të pafavorshme nga dialogu në Bruksel, serbët nga Kosova kanë paralajmëruar për nesër mbledhjen e këshilltarëve të katër komunave ilegjitime të pjesës veriore të Kosovës, në të cilën siç thekson kjo gazetë, do të emërohen kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të Kosovës veriore, siç pretendojnë ta quajnë ata këtë pjesë të territorit të vendit tonë. Mbledhja do të mbahet në Leposaviq. Po ashtu gazeta thotë se nuk përjashtohet as mundësia e protestave në gjithë Serbinë.
Serbët e Kosovës pohohet se respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe e mbrojnë atë.
KOHA DITORE
Add new comment