Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha hap qeverinë për të përndjekurit dhe shoqërinë civile
Visar Zhiti te Kultura, Halim Kosova te Shëndetësia, Mima te Ekonomia dhe Bumçi te Diplomacia. Presidenti Nishani dekreton emrat e rinj. Mazhoranca synon 74 vota sot në Kuvend për emërimin e ministrave. Dritan Prifti, Asllan Dogjani por edhe Kadeli sinjale për të mbështetur qeverinë e re. Ndërkohë, Dule takoi mbrëmë Edi Ramën.
Kuvendi kalon ministrat e rinj, mazhoranca e re ka 72 deputetë, falë tre ‘të ikurve’ të PS
Berisha-socialistëve: Minorancë e niset, minorancë e sosët, minorancë do të mbeteni
Kuvendi ka votuar gjatë seancës së sotme dekretet e presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Mazhoranca që do të çojë kuvendin në zgjedhjet e qershorit arriti të kishte 72 deputetë, shifër me të cilën u votuan të 4 ministrat e propozuar nga kryeministri Berisha dhe të dekretuar me urgjencë nga presidenti Nishani, ndërkohë që më pak vota kundër, 57 mori ministri i ri i kulturës, Visar Zhiti.
Dule: Nuk ekzistojnë ende mundësitë për një “Pol të Tretë”. Jemi opozitarë me këtë qeveri
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka deklaruar se do të votojë kundër qeverisë në seancën e sotme, në të cilën u paraqiten për t’u votuar ministrat e rinj, pas largimit të LSI-së nga qeveria.
Dule ka thënë se partia e tij vazhdon që të jetë opozitare me këtë qeveri të dështuar.
Ndërkohë, ai ka thënë se ende është duke u menduar se në cilin koalicion do të marrë pjesë. Sipas Dules, idelja do të ishte krijimi i një “Poli të Tretë”, por aktualisht mundësitë për një gjë të tillë nuk ekzistojnë.
Selanik, ekstradimi i Arben Frrokut i kalon Gjykatës së Lartë
Gjykata e Selanikut vendosi të enjten t’ia kalojë kompetencën Gjykatës së Lartë greke lidhur me çështjen e ekstradimit të Jak Jakut dhe Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Avokati i Frrokut pretendoi se klienti i tij Arben Frroku ishtë viktimë e një akuze politike dhe se të dhënat në dosjen e ardhur nga Shqipëria për klientin e tij, janë të pabaza dhe të pavërtetuara.
Një ditë pas zyrtarizimi të ftesës për bashkëpunim me LSI-në, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka sqaruar nga Lezha arsyet e këtij koalicioni. Kryesocialsiti theksoi nevojën e bashkimit të gjithë shqiptarëve me qëllimin ndryshimin e mënyrës së qeve
TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar se partia që drejton nuk ka marrë ende një vendim për koalicion parazgjedhor.
Sipas tij, PBDNJ mbetet konseguente në qëndrimin e saj opozitar ndaj qeverisë dhe e vetmja votë që mund ti japë asaj është për ligjet e integrimit, që janë në shërbim të vendit.
“Kemi gjithë kohën e nevojshme për të vendosur për koalicionin”- tha Dule, duke vlerësuar se vendit i duhej një pol i tretë, por që tek ne një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Rama: Nuk ka vend sot për majtas e djathtas
Një ditë pas zyrtarizimi të ftesës për bashkëpunim me LSI-në, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka sqaruar nga Lezha arsyet e këtij koalicioni. Kryesocialsiti theksoi nevojën e bashkimit të gjithë shqiptarëve me qëllimin ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. “Nuk ka vend sot për majtas e djathtas, e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin; Ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 qershor në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike”, është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zv/presidenti i PE, Pittella sot në Tiranë, takon Ramën e Metën
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella do të vizitojë sot Tiranën ku do të zhvillojë takime me dy liderët e së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta si dhe me drejtues të tjerë socialistë.
Mësohet se në orën 09:00 Pitella do të zhvillojë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe në orën 10:30 do të takohet me kreun e LSI, Ilir Meta.
Skandali Topalli, ja si reciton fjalimet që ia shkruajnë të tjerët!
Gazeta Tema ka mundur të sigurojë fjalimin origjinal të zonjës Topalli, që lexoi në Konventën e fundit për punësimin të Partisë Demokratike.
Për shumë vetë që mendojnë se zonja Topalli e di përmendësh fjalimin, duhet të sqarojmë se ajo e lexon në ekranet e vendosur në anë të sallës nga të dy krahët dhe ka të përshkruar nga këshilltarët e fushatës dhe intonacionet e zërit dhe ritmin e fjalisë dhe shenjat e pikësimit.
Më poshtë keni fjalimin e saj në origjinal me gjithë ndërhyrjet në kllapa të këshilltarëve.
SERBIA DUHET T’I PËRGJIGJET ASHTONIT DERI TË MARTËN
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia ka afat që t’ia japë një përgjigje Baroneshës Catherine Ashton deri të martën e ardhshme derisa vendimin duhet ta marrë brenda 72 apo 96 orëve.
Vucic në një intervistë për RTS ka thënë se Beogradi duhet t’i tregojë Brukselit nëse do t’i pranojë disa gjëra që janë ofruar në bisedime.
“ Do duhej të tregonim nëse mund ti pranojmë disa gjëra ose jo” ka thënë Vucic.
Sipas tij, Serbia aktualisht ndodhet në një situatë dramatike dhe shumë të vështirë.
Gjirokastër, ndalohen klandestinët arabë
Policia në Gjirokastër ka arrestuar 6 shtetas të huaj që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë për të kaluar më pas në vendet perëndimore.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se klandestinët janë nga Tunizia, Algjeria dhe Siria dhe kishin braktisur vendin e tyre për t’iu shpëtuar konflikteve të armatosura.
Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shoqëruesi shqiptar i emigrantëve, shtetasi Lorent Haxhia.