Rama: Nuk ka vend sot për majtas e djathtas

Postuar në 04 Prill, 2013 03:26

Një ditë pas zyrtarizimi të ftesës për bashkëpunim me LSI-në, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka sqaruar nga Lezha arsyet e këtij koalicioni. Kryesocialsiti theksoi nevojën e bashkimit të gjithë shqiptarëve me qëllimin ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. “Nuk ka vend sot për majtas e djathtas, e për në mes e anash. Sot ka vetëm një vend për çdo shqiptar që dëshiron të shohë ndryshimin; Ballë për ballë me Saliun dhe me këtë parti familjare që duhet të largohet në 23 qershor në mënyrë që të rilindë edhe Partia Demokratike”, është shprehur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kreu socialist u shpreh se vendi ndodhet në një situatë shumë të vështirë ndaj nuk ka vend për ndarje të mëtejshme majtas apo djathtas. Sipas tij, vendi i çdo shqiptari që dëshiron ndryshimin është përballë Saliut dhe partisë së tij familjare që duhet të largohet me votë për t’i hapur rrugë Rilindjes së vendit. “Llogore në çdo fshat, i majtë, i djathtë. Për çfarë ndarje i majtë - i djathtë flasim. Pa drita si i majti, si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, pa ujë si i majti si i djathti, të dy në kafe sherr me njëri-tjetrin dhe Saliu në Tiranë vazhdon të pasurohet”, tha Rama. Kryetari i Partisë Socialiste mori mbështetjen edhe nga 300 përfaqësues të së djathtës në qarkun e Lezhës, të cilët të zhgënjyer nga qeverisja e PD-së, kaluan me PS-në. 300 të djathtë mbështesin Ramën Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Lezhës, i shoqëruar edhe nga deputetja Mimi Kodheli, si dhe drejtues të PS-së në këtë qark, kryesocialisti ka bashkëbiseduar me një grup prej rreth 300 përfaqësuesish të së djathtës dhe ish-të përndjekurve politikë. Ish-mbështetësit e Partisë Demokratike, e kanë njohur kreun e PS-së me zhgënjimin e tyre nga trajtimi që u është bërë në këto vite nga qeverisja e PD-së. Por, rrjedhja e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe kalimi i tyre në Partinë Socialiste nuk është i pari. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.