Dule: Nuk ekzistojnë ende mundësitë për një “Pol të Tretë”. Jemi opozitarë me këtë qeveri

Postuar në 04 Prill, 2013 08:08

 

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka deklaruar se do të votojë kundër qeverisë në seancën e sotme, në të cilën u paraqiten për t’u votuar ministrat e rinj, pas largimit të LSI-së nga qeveria.

Dule ka thënë se partia e tij vazhdon që të jetë opozitare me këtë qeveri të dështuar.

Ndërkohë, ai ka thënë se ende është duke u menduar se në cilin koalicion do të marrë pjesë. Sipas Dules, idelja do të ishte krijimi i një “Poli të Tretë”, por aktualisht mundësitë për një gjë të tillë nuk ekzistojnë.

Do t’i shërbente jetës politike, pasi thyente bipolaritetin nga i cili asgjë e mirë nuk i ka ardhur vendit. Por, Poli i Tretë kërkon politikanë me kurajë, me vizion. Nuk e kemi ende këtë mrekulli”ka theksuar Dule.

Ditën e djeshme Dule u takua me kryesocialistin Rama, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje e mundshme për përfshirjen e PBDNJ-së në koalicionin e PS-së. /b.l

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.