Arkiv-Lajme të përditësuara

VERIU SYNON AUTONOMINË DHE MENDIMIN E GJND'SË

Postuar në 05 Prill, 2013 03:31

 

Pavarësisht faktit se raundi i tetë i bisedimeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar pa marrëveshje për Asociacionin e komunave serbe, liderët e të dyja vendeve kanë paralajmëruar se ende nuk ka përfunduar dialogu dhe se ekziston mundësia e arritjes së një zgjidhjeje.

Vlorë, arrestohet pedofili 63-vjeçar

Postuar në 05 Prill, 2013 03:30

Policia e Vlorës ka arrestuar një 63-vjeçar për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur. 

Gëzim Rustemaj akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 13-vjeçare.

Arrestimi i 63-vjeçarit u bë pas denoncimit në polici nga nëna e 13-vjeçares.

Një tjetër rast i rëndë i tentativës së veprave të turpshme me të mitur u regjistrua në Durrës para një jave. 

Një 31-vjeçar u arrestua edhe me ndihmën e banorëve pas thirrjeve për ndihme të një vajze 12-vjeçare që reagoi pas sulmit seksual të Fisnik Kukës. 

Pranga shqiptares me 43 kg marijuanë, e kishte fshehur në parakolpin e makinës

Postuar në 04 Prill, 2013 15:13

 

Një grua shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Ajo po udhëtonte bashkë me vazjën e saj të vogël, ndërsa gjatë kontrolleve të policisë u gjet edhe ngarkesa me 43 kg marijuanë.

Droga ishte fshehur brenda dyerve dhe në parakolpin e makinës, e cila sapo kishte zbarkuar në portin e Ankonës nga një traget grek. Gruaja nuk i është bindur fillimisht forcave të policisë, gjatë kontrolleve në doganë, me justifikimin se po shkonte me pushime në Venecia.

Gjendet në brigjet kroate trupi i një 62-vjeçari shqiptar, ishte nisur nga Brindisi drejt Vlorës

Postuar në 04 Prill, 2013 15:12

 

Trupi i një 62-vjeçari shqiptar, i cili ishte nisur para dy javësh nga Brindsi për në Vlorë me një skaf, është gjetur brigjet kroate. 

Mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur mënyrë tragjike mbi zhdukjen e dy personave që ishin nisur nga Brindisi për në Vlorë me një skaf të marrë me qira. 

Sot policia e Brindisit ka verifikon identitetin e një kufome që kishte dalë në brigjet kroate. 

Kufoma dyshohet të jetë e 62-vjeçarit Teodoraq Rexhepaj që më 15 mars është zhdukur bashkë me mikun e tij italian, Vittorio Danese, 41 vjeç. 

Largimet nga PS, Malaj: Problem si të qëndrojmë të bashkuar

Postuar në 04 Prill, 2013 15:11

Deputeti i PS-së Arben Malaj,  ka komentuar se edhe pse ndjen dhimbje për kolegët  që janë larguar nga PS , problem sipas tij  nuk janë largimet por përpjekja për të qëndruar bashkë.  “Ndjej dhimbje shoqërore pasi janë kolegë që kemi punuar me ta. Cdo largin që bën të ndihesh keq.

Anëtarët e rinj të qeverisë betohen para Presidentit Nishani

Postuar në 04 Prill, 2013 15:10

 

Anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, u betuan pasditen e sotme para Presidentit , Bujar Nishani.

ODIHR publikon raportin: Situata e tensionuar mund të ndikojë në zgjedhje. Presione mbi votuesit

Postuar në 04 Prill, 2013 15:09

 

Misioni i vëzhguesve i ODIHR ka publikuar raportin e parë për zgjedhjet në Shqipëri.

Që në fillim të raportit theksohet se zgjedhjet do të zhvillohen në një ambient politik të dominuar nga dy partitë kryesore, PD dhe PS.

“Shumë nga interlokutorët e ODIHR e vlerësojnë ambientin politik si të tensionuar, kjo kryesisht për shkak të konflikteve të gjata mes dy partive dhe kanë shprehur shqetësim se kjo do të ndikojë në mënyrë negative në mbajtjen e zgjedhjeve,” thuhet në raport.

Investimet e huaja në Shqipëri

Postuar në 04 Prill, 2013 15:08

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën në 744.8 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shifër është thuajse në të njëtat nivele me një vit më parë 2011, ku fluksi i investimeve ishte 745.4 milionë euro. 

Idrizi: Koalicionet, pas miratimit të rezolutës

Postuar në 04 Prill, 2013 08:15

 

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar sot se për koalicionet do të vendosin pas miratimit të Rezolutës Came, që sipas tij është edhe prioriteti i partisë që drejton.

Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Idrizi ka përsëritur se nuk e kanë parë të udhës të jenë pjesë e qeverisë, pasi prioritet i tyre është rezoluta.

“Ne do eksplorojmë mundësitë për koalicione pas miratimit të rezolutës’- ka thënë ai.

Rama: 21 janari varet vetëm nga 23 qershori

Postuar në 04 Prill, 2013 08:12

 

Pak minuta më parë kreu i Partisë Socialiste ka reaguar përmes një shkrimi në blogun e tij personal, në lidhje me ngjarjen e 21-janarit, një ngjarje kjo e cila pas koalicionit me LSI-në ka ngjallur mjaft reagime në media.

Në shkrim Rama thekson se vetëm pas rrëzimit të kësaj qeverie do të fillojnë ditët kur do të vihet në provë morali i qeverisë së bashkuar, PS–LSI për të rilindur Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Z.Rama

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara