Anëtarët e rinj të qeverisë betohen para Presidentit Nishani

Postuar në 04 Prill, 2013 15:10

 

Anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, u betuan pasditen e sotme para Presidentit , Bujar Nishani.

Pas leximit të formulës së betimit, anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Arsimit e Shkencës, Myqerem Tafaj; Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi; Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Florjon Mima; Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti u betuan para Kreut të Shtetit dhe firmosën dokumentin e betimit.

Pas shtrëngimit të duarve me Presidentin Nishani, Kreu i Shtetit u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave suksese në detyrë.  Në ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; etj.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.