Idrizi: Koalicionet, pas miratimit të rezolutës

TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar sot se për koalicionet do të vendosin pas miratimit të Rezolutës Came, që sipas tij është edhe prioriteti i partisë që drejton.
Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Idrizi ka përsëritur se nuk e kanë parë të udhës të jenë pjesë e qeverisë, pasi prioritet i tyre është rezoluta.
“Ne do eksplorojmë mundësitë për koalicione pas miratimit të rezolutës’- ka thënë ai.
I pyetur për koalicionin më të ri, Idrizi ka sqaruar se nuk komenton lëvizjet e bëra nga partitë e tjera, por ka shtuar se është në kuadrin e normalitetit që e majta të jetë me të majtën.
I pyetur për qëndrimin e kreut të PBDNJ-së, Dule dhe ftesen e Berishes per koalicion me te, ai ka thënë se nuk kanë asnjë problem me kauzën që mbron ajo parti.
“Me kauzën që mbron PBDNJ nuk kemi asnjë problem, ne kemi qenë kritikë dhe më shumë se kaq karshi qëndrimeve ekstremiste të qarta greke përfaqësuar nga Dule personalisht dhe kujtoj rastin kur Dule ishte vetmi që nuk u ngrit kur ne kërkuam një minutë heshtje për viktimat e camërisë. Sa i takon mbrojtjes së të drejtave te minoritetit jemi në krah të tij”- ka thënë ai.
PANORAMA
Add new comment