Pranga shqiptares me 43 kg marijuanë, e kishte fshehur në parakolpin e makinës

Një grua shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë me akuzën e trafikut të drogës. Ajo po udhëtonte bashkë me vazjën e saj të vogël, ndërsa gjatë kontrolleve të policisë u gjet edhe ngarkesa me 43 kg marijuanë.
Droga ishte fshehur brenda dyerve dhe në parakolpin e makinës, e cila sapo kishte zbarkuar në portin e Ankonës nga një traget grek. Gruaja nuk i është bindur fillimisht forcave të policisë, gjatë kontrolleve në doganë, me justifikimin se po shkonte me pushime në Venecia.
Menjëherë pas kontrollve gruaja është vënë në pranga, ndërsa vajza e saj e mitur i është dorëzuar shërbimeve sociale, ku sipas mediave italiane, pritet ardhja e babait për ta kthyer atë në shtëpi.
PANORAMA
Add new comment