Vlorë, arrestohet pedofili 63-vjeçar

Postuar në 05 Prill, 2013 03:30

Policia e Vlorës ka arrestuar një 63-vjeçar për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur. 

Gëzim Rustemaj akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 13-vjeçare.

Arrestimi i 63-vjeçarit u bë pas denoncimit në polici nga nëna e 13-vjeçares.

Një tjetër rast i rëndë i tentativës së veprave të turpshme me të mitur u regjistrua në Durrës para një jave. 

Një 31-vjeçar u arrestua edhe me ndihmën e banorëve pas thirrjeve për ndihme të një vajze 12-vjeçare që reagoi pas sulmit seksual të Fisnik Kukës. 

Pasi dëgjuan thirrjet e vajzës, banoret e pallatit dolën dhe ndaluan abuzuesin që është banor i lagjes. 

E mitura po kthehej në shtepi, kur u sulmua nga Fisnik Kuka, që siç shprehet ajo, tentoi ta perdhunonte. 

Fqinjet i kane dale ne mbrojtje se miturës, ndersa e izoluan Kukën deri ne momentin që mbërriti policia.

Kuka nuk njihet si person me precedente penale, por ndaj tij tashme rendon akuza e tentativës së kryerjes se veprave te turpshme me te mitur, vepër penale kjo qe denohet deri me 5 vjet heqje lirie.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.