KQZ diskuton sot ngritjen e qendrave të votimit në ambiente private

Postuar në 02 Prill, 2013 04:03

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot projekt-vendimin: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.

Sipas relacionit te mbledhjes mesohets e bëhet fjalë për 134 qendra votimi në pesë qarqe të vendit.

Në Qarkun e Shkodrës, janë propozuar për t’u ngritur 21 qendra votimit në ndërtesa private, në qarkun e Kukësit 4 qendra votimi në ndërtesa private, në qarkun e Dibrës janë propozuar për tu ngritur 17 qendra votimi në ndërtesa private, në qarkun e Lezhës janë propozuar për tu ngritur 27 qendra votimi në ndërtesa private dhe në qarkun e Durrësit janë propozuar për tu ngritur 63 qendra votimi në ndërtesa private.

Pika e dyte e rendit te dites eshte shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e proçedurave që do të ndiqen për plotësimin e fletëve të votimit (flet votimi test) që do të përdoren gjatë testimit paraprak të sistemit të numërimit elektronik të votave”.

Përsa i përket numrit të fletëve që do të testohen në numërimin elektronik, sasia e fletëve të votimit të cilat do të numërohen në testin e parë do të jetë 6000 (gjashtëmijë) copë, për 15 qendra votimi, nga një prej ZAZ-ve të Qarkut Fier.

Nga këto fletë votimit 3000 mijë fletë votimi do të plotësohen dhe palosen nga administrata e KQZ-së e cila do të pasqyroje shënimin e votës në këto fletë në forma të ndryshme sipas rasteve të vërejtura nga praktika gjate numërimit të votave në KQZ.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.