Arkiv-Lajme të përditësuara
Durrës, konflikt pronësie, kunati godet me sëpatë kunatën
Pasditen e sotme, krimi në familje ka goditur sërish.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një grua 35-vjeçare është qëlluar me sëpatë nga kunati i saj, por fatmirësisht nuk ka humbur jetën.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie.
PS: Braktisja e emigrantëve, tjetër dështim i turpshëm i Berishës
Partia Socialiste ka paraqitur ditën e sotme një tjetër arsye pse Berisha nuk duhet të votohet më 23 qershor dhe ajo është pikërisht braktisja e emigrantëve.
Përhapen me shpejtësi sëmundjet seksuale, shkak “shthurja”
Vitet e fundit , sëmundjet seksualisht të transmtueshme po përhapen me shpejtësi.
“Shtimi i sëmundjeve seksuale vjen si pasojë e një jete të lirë seksuale. Por këto vitet e fundit po shohim një rishfaqje të sifilizit , sëmundje e cila u arrit të zhdukej pas një pune shumë të madhe”-thekson mjekja obstetre –gjinekologe Afërdita Kruja.
Mediu: PS bllokoi integrimin
Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivin e degës së Fierit të Partisë Republikane.
Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu i cilësoi arritjet e kësaj maxhorance si një hap përpara drejt Bashkimit Europian dhe nga krahu tjetër kërkoi edhe vijimin e reformave të domosdoshme integruese.
Durrës, ngacmoi të miturën, “burg pa afat” për 31-vjeçarin
Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e dënimit “arrest me burg”, për 31-vjeçarin Fisnik Kuka, i cili akuzohet akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Në seancën gjyqësore, organi i akuzës i përfaqësuar nga prokurori Drini Pali ka kërkuar burg pa afat për Kukën, i cili u denoncua në polici nga prindërit e një të miture 12 vjeçare, për ngacmim seksual.
Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një fëmijë dhe 5 të plagosur
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Lezhë, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe 4 pjesëtarë të tjerë të familjes janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka ndërruar jetë fëmija me inicialet A.Lulaj 10 vjeç dhe janë plagosur pjesëtarët e tjerë të familjes, Viktor Lulaj 45 vjeç, dhe Lindita Lulaj 38 vjeç, Klaudia Lulaj 17 vjeç dhe Renato Lulaj 5 vjeç.
Zv/presidenti i PE apel Ramës e Metës: Bashkohuni dhe fitoni zgjedhjet
Zv.Presidenti i Parlamentit Europian, Xhiani Pitella, përmes një mesazhi të publikuar në faqen e tij të internetit, i bën thirrje udhëheqësit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe atij të Lëvizjes për Integrim, Ilir Meta të bashkohen në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në deklaratën e tij, duke iu referuar humbjes së tretë radhazi të statusit të vendit kandidat, Pitella u shpreh i bindur se vetëm një qeveri progresiste socialiste mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë.
Dy persona sulmojnë Kreshnik Spahiun gjatë mitingut të AK-së, policia nuk ndërhyn
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është përballur me një incident gjatë tubimit që kjo parti ka mbajtur në Elbasan. Dy persona kanë tentuar që të prishin tubimin dhe të qëllojnë Spahiun, ndërkohë që policia nuk ka reaguar.
Pranga 58-vjeçarit, abuzoi seksualisht me të bijën
FIER- Një 58- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit pasi dyshohet se prej disa vitesh ka abuzuar me vajzën e tij të mitur.
Ngjarja është regjistruar në komunën Levan, ndërsa është arrestuar shtetasi me inicialet A.G.
Ende nuk ka të dhëna të plota por mendohet se ka e bija, tashmë rreth 16-vjeç që ka denoncuar të atin.
I arrestuari mësohet se është me origjinë nga Tropoja, ndërsa prej pak vitesh ishte transferuar për të jetuar në Levan të Fierit.
PANORAMA
Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se do trafikonte një fëmijë
KUKES- Një 20- vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost, ku 20- vjeçari, Begzim Isa, ka rrëmbyer dhe mbajtur për rreth 24 orë në shtëpi një 8-vjeçar. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit të familjarëve në policinë e rrethit Kukës. Nga të dhënat e para mësohet, se i riu e kishte grabitur 8- vjeçarin, për qëllime trafikimi në Kosovë.