Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se do trafikonte një fëmijë

KUKES- Një 20- vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orgjost, ku 20- vjeçari, Begzim Isa, ka rrëmbyer dhe mbajtur për rreth 24 orë në shtëpi një 8-vjeçar. Arrestimi i tij është bërë pas denoncimit të familjarëve në policinë e rrethit Kukës. Nga të dhënat e para mësohet, se i riu e kishte grabitur 8- vjeçarin, për qëllime trafikimi në Kosovë.
Megjithatë ende nuk janë të qarta rrethanat në të cila ka ndodhur ngjarja. Policia po heton ër ngjarjen, pasi dyshohet se 20-vjeçari mund të ketë tentuar edhe herë të tjera të rrëmbeje fëmijë
PANORAMA
Add new comment