Përhapen me shpejtësi sëmundjet seksuale, shkak “shthurja”

Postuar në 31 Mars, 2013 14:59

 

Vitet  e fundit  , sëmundjet seksualisht të transmtueshme  po përhapen me shpejtësi.

“Shtimi i sëmundjeve  seksuale vjen  si  pasojë  e një jete të lirë seksuale. Por këto vitet e fundit po shohim  një rishfaqje të sifilizit , sëmundje  e cila u arrit të zhdukej pas një pune shumë të madhe”-thekson mjekja  obstetre –gjinekologe Afërdita Kruja.

Sipas saj :”Kjo vjen  si rezultat i një jete të lirë seksuale , por duhet të kujtojmë  që kjo jetë e lirë seksuale duhet të ndiqet  edhe me masa të tjera mbrojtëse.Sëmundjet seksualisht të transmetuesme  janë më shumë se 20  lloje secila”- tregon mjekja.

Kruja thotë se nuk ka satistika ,po  numri i pacientëve të prekur , shihet gjatë vizitave të pacientëve çdo ditë. Ndërsa përsa i përket shpërndarjes nëpër qytete ajo tregon se : “Sigurisht që Tirana  ka një përhapje  më të madhe  sepse këtu janë grumbulluar  nga të gjitha vendet e Shqipërisë”- nënvizon ajo për “GSH”-në.

Ajo apelon që të merren masa  mbrojtëse  gjatë marrdhënieve seksuale ,pasi numri i të prekurve me HIV, Sifiliz,etj po vjen gjithnjë e një rritje./A.XH

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.