Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën një fëmijë dhe 5 të plagosur

Postuar në 31 Mars, 2013 11:54

 

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Lezhë, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe 4 pjesëtarë të tjerë të familjes janë plagosur. 

Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka ndërruar jetë fëmija me inicialet A.Lulaj 10 vjeç dhe janë plagosur pjesëtarët e tjerë të familjes, Viktor Lulaj 45 vjeç, dhe Lindita Lulaj 38 vjeç, Klaudia Lulaj 17 vjeç dhe Renato Lulaj 5 vjeç.

Menjëherë 4 të aksidentuarit pranë Milotit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu nga aksidenti është plagosur lehtë edhe drejtuesja e mjetit tjetër, Elona Çaushi.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë por policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.