Zhduken dy peshkatarë në afërsi të Zvërnecit. Familjarët apelojnë për ndihmë nga ajri

Postuar në 29 Mars, 2013 06:07

 

VLORË-  Dy peshkatarë  të cilët kishin dalë  për peshkim në orët e mëngjesit janë zhdukur në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Rojet bregdetare dhe forcat  “Delta” kanë dalë  të kërkojnë  peshkarexhën, me të  cilën dy peshkatarët kanë  dalë  për peshkim. Policia është lajmëruar në  orën 08:15 nga një telefonatë nga veriperëndimi i Sazanit. Pas telefonatës dyshohet se rrymat e forta do ta kenë  çuar peshkarexhën në veriperëndim të  Sazanit.

Kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës do të jenë të paqëndrueshme. Valët në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës parashikohet të arrijnë 1-2 ballë dhe në det të hapur 3-4 ballë.

Dy djemtë, njëri 25 vjeç Fatmir Ismaili, tjetri i paidentifikuar ende, që prej orës 06:00 rezultojnë të zhdukur. Ata kanë dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, që dyshohet se është gomone, ndërsa 25-vjeçari deri disa momente më parë ka qenë në kontakt me familjarët nëpërmjet telefonit. 

Peshkatarët kërkojnë ndihmë shpejt, "po mbytemi"

Familjarët e 25-vjecarit të zhdukur apelojnë që të nisin menjëherë kërkimet me helikopter, pasi kanë shkëputur edhe kontaktet me telefon. Gjatë një apeli, vëllai i 25-vjecarit një prej peshkatarëve të zhdukur rrëfen momentet e fundit të komunikimit me të vëllanë. 

“Unë komunikova para 5 minutash me vëllanë, është në mes të detit, por nuk arrita të flisja gjatë se nuk ka valë. Ai ndodhet pas Sazanit, rreth 5-6 milje. Kam kërkuar ndihmë kanë dalë anijet e policisë kufitare. Vëllai me një tip kamerdare është me rrezik se janë dy veta. I ka marrë rryma dhe nuk e di ku i ka çuar. Vëllai më mori në telefon, më kërkoi ndihmë dhe me tha kërko ndihmë sa më shpejt se po mbytemi. Atë po kërkoj, ta kërkojmë me helikopter se nuk po e dëgjojmë dot. Kërkojmë ndihmë qe të kërkohet sa më shpejt para se të bëhet natë””, apelon vëllai në News 24.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.