Nishani dekoron Qaton, ‘Mjeshtër i Madh’

Postuar në 29 Mars, 2013 08:44

 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar kampionin shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

“Për talentin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbajtur lart jehonën e sportit shqiptar kudo në botë”, shkruhej ne motivacionin e urdherit te dhene nga kreu i shtetit.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, familjarë të boksierit Qato, miq, drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit, personalitete nga fusha e sportit dhe e kulturës.

“Është shumë e pakët sot të flasësh, dhe të dedikosh vlerësimin për kontributin e qindra njerëzve të tillë, sepse në këtë kontribut është shtrirë gjithë jeta e tyre. Mjaft prej këtyre ikonave të sportit sot nuk janë më midis nesh, por ajo që është shumë e rëndësishme, është se emri dhe vepra e tyre kujtohet gjithmonë. Prandaj, unë do të dëshiroja që t’ju ftoja të gjithë së bashku, që nderimin që i bëjmë Kreshnikut ta konsiderojmë dhe si një kujtim dhe nderim të të gjithë atyre sportistëve, të cilët tërë jetën e tyre, pasionin dhe angazhimin e tyre individual, njerëzor, familjar, por dhe dhuntinë që patën, e ofruan për konsolidimin e kulturës së kombit dhe vendit e tyre”, tha Nishani.

Kreu i Shtetit konfirmoi se krahas detyrave të tjera kushtetuese, do të ketë gjithmonë si prioritet, promovimin dhe përçimin e vlerave kulturore dhe kontributit të shquar të sportistëve ndër vite.

Pas leximit të dekretit presidencial, boksieri Kreshnik Qato i shprehu mirënjohjen e tij Presidentit Nishani me këto fjalë: “Është një kënaqësi që nuk besoj se do të më vijë ndonjëherë dhe gjej rastin t’ju falenderoj, që keni organizuar së pari një takim special posaçërisht vetëm për mua”.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.