Prokuroria kërkon lirimin e babait të Sajmir Tahirit, nesër vendimi i gjykatës

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar lirimin e Bashkim Tahirit, babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri, i cili u arrestua ditën e hënë për kontrabandë ilaçesh.
Për bashkëpunëtorin e tij, Dritan Gjiza organi i akuzës kërkoi ‘arrest shtëpie”, ndërsa për Nadire Tagën kërkoi që të hetohej në gjendje të lirë.
Ndërkohë, gjykata pritet të japë nesër vendimin për tre të akuzuarit për kontrabandën e ilaçeve.
Bashkim Tahiri së bashku me dy persona të tjerë u arrestua ditën e hënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rispedal”.
Sipas policisë, tre të dyshuarit janë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundësuar transportimin e medikamenteve, të cilat siguroheshin në mënyrë të jashtëligjshme në një qendër shëndetësore në Itali dhe shiteshin në Tiranë. Në momentin e arrestimit, sipas policisë tre të dyshuarit u kapën duke shkëmbyer medikamente me vlerë 10 mijë euro.
SHQIP
Add new comment