Mark Frroku:S’ka prova,vëllai im i lirë në prill

Postuar në 26 Mars, 2013 03:55

 

“Vëllai im pritet të dalë  i lirë. Prokuroria shqiptare  nuk i ka paraqitur  palës greke asnjë  provë për  fajsinë e tij”. Kështu është shprehur Mark Frroku, vëllai i biznesmenit  Arben Frroku , i dyshuar për vrasjen e kryekomisar  Dritan Lamajt.

Për sa i përket  pretendimeve se ekziston një telefonatë  ku biznesmeni  Frroku ka thënë :”Duhet të festojmë sepse kam mbyllur një punë” i vëllai sqaron :

“Prokuroria ka pohuar se  ekziston një telefonatë e tillë ,por nuk ka asnjë dokument për këtë që thotë. Nuk ka paraqitur asnjë dokument  për ta vërtetuar.Por, edhe nëse kjo telefonatë  është bërë nga i vëllai im , apo edhe nëse ekziston një dokument  ku është regjistruar një telefonatë e tillë ,përgjimet nuk duhet të merren përgjysmë.Ne kemi 100  biznese  dhe mund të kemi mbyllur  shumë biznese dhe punë me sukses.Përgjimet e telefonatave duhet të merren si të tilla nga fillimi deri në fund, jo vetëm gjysma e tyre.Prokuroria edhe mund ta ketë një dokument të tillë ,por palës mbrojtëse nuk i’a ka paraqitur”-thotë Marku.

Ai tregon se kanë tentuar t’i kenë  tabulatet e telefonatave ,por i’u është refuzuar nga  kompania celulare. Sipas tij akuzat janë të pabaza,pasi Arben Frroku nuk ka qenë në vendngjarje, gjë e cila nuk e implikon në krim.

”Pamjet filmike që ne kemi , por  i ka edhe organiiI akuzës . Në pamjet filmike tregohet qartë se , në momentin  që ka ndodhur vrasja e Dritan Lamajt, vëllai im ka qenë diku në të dalë të Elbasanit. Pamjet filmike janë një provë e pakundërshtueshme. Gjykata nuk i ka pranuar  nga mbrojtja këto prova ,por nga prokuroria, dhe ne sjemi lejuar të futemi në sallën  e gjygjit”- shpjegon Marku  për “GSH”-në.

Duke cituar avokatin e të vëllait Marku pohon se  në datat 5-6 prill pritet të zhvillohet gjygji , dhe  në këto kushte vëllai i tij pritet të dalë i lirë./A.XH

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.