TV Klan: 10 lojtarë futbolli me mbiemrin e kryeministrit. Të shumtë në fushë, po vetëm një në politikë

TV Klan duket i entuziazmuar me faktin se ka shumë futbollistë me mbiemrin e kryeministrit shqiptar. Për këtë arsye ata kanë përgatitur një kronikë, duke theksuar se janë të shumtë ata në fushë, por vetëm njëri është në politikë. Më poshtë teksti.
Në stadiumin “Ullevaal” të Oslos zbritën në fushë dy Berisha, Etriti me Shqipërinë dhe Valoni me Norvegjinë. I pari ishte një hero që u brohorit për pritjet shpëtimtare, ndërsa i dyti i cili hyri në lojë si zëvendësues u largua si humbës.
Të dy janë me origjinë shqiptare, por kanë zgjedhur përfaqësuese të ndryshme. Të dy kanë mbiemrin Berisha ashtu si dhe dhjetëra futbolliste të tjerë të shpërndarë në të katër anët e botës. Ata po bëjnë karrierë në futboll dhe në pjesën dërrmuese të rasteve i lidh vetëm mbiemri.
Të shumtë janë aq sa të formojnë disa ekipe. Në Shqipëri nuk njohim vetëm Etrit Berishën, por edhe sulmuesin Besart Berisha që luan në Australi me Brisbane Roar dhe është aktivizuar edhe më Kombëtaren tonë.
Një tjetër talent është edhe Bernard Berisha, 21 vjeçari që aktivizohet me Besën e Kavajës. Sedat Berisha quhet mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës që dhjetorin e kaluar ka debutuar me përfaqësuesen maqedonase.
Shumë nuk mund të harrojnë kapitenin legjendar të Partizanit, por edhe futbollisti i Shqipërisë, Safet Berisha.
Të shumtë janë ata në fushën e futbollit, por vetëm një është një politikë.
TEMA
Add new comment