“Gjyqtarët, jo më pagë më të ulët se 100.000 lekë”

Postuar në 24 Mars, 2013 08:52

 

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, një draft ligjor i cili pritet të kalojë brenda muajit prill në Parlament. Drafti parashikon rritje të pagave në sistemin gjyqësor. Sipas Halimit, një rrogë më e mirë për gjyqtaret, do të ndikojë në reduktimin e korrupsionit.

“Sipas paketës ligjore të hartuar për këtë çështje, çdo gjyqtar qe fillon punen nga dita e pare nuk mund te kete nje page me te vogel se 100.000 leke/muaj. Eshte e rendesishme qe gjyqtaret qe dalin nga bankat e shkolles, te fillojne karrieren e tyre me nje page dinjitoze, si nje element me shume ne rezistencen ndaj tundimit per te devijuar. Nje page me e mire do ta beje ate me te pavarur nga vektoret ekonomikë por edhe te pergjegjshem ndaj çdo sanksioni. Gjyqtari i krimeve te renda do te paguhet jo me pak se 120.000 leke/muaj. Nje gjyqtar ne Gjykaten e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund te kete page me te ulet se 140.000 leke/muaj)”- shkruan Halimi.

Duke theksuar se duhet ndryshuar njëherë e mirë statusi i gjyqtarit, Halimi thotë se një sistem karriere i qarte, trasparent dhe i besueshem, po instalohet ne KLD nga Presidenti Nishani, por shton se, ky proces padyshim qe duhet te shoqerohet dhe me permiresimin e sistemit te pages .

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.