Vatikan, shqiptari hipën në kupolën e Shën Pjetrit, kërcënon me vetëvrasje

Një shqiptar ka hipur në kupolën e Shën Pjetrit dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane.
Sipas tyre, emigranti shqiptar, 49 vjeç, kishte kërcënuar se do vetëvritej pasi i kishte ardhur një urdhër largimi.
Personi në fjalë kishte probleme familjare dhe kishte edhe disa precedentë për përndjekje, pengmarrje dhe dhunë në familje.
Pas ndërhyrjes së xhandarmërisë së Vatikanit, ai ka zbritur poshtë.
Para disa kohësh ishte një sipërmarrës italian që hipi në kupolë duke kërcënuar me vetëvrasje. Ai protestonte kundër një urdhri evropian.
TEMA
Add new comment