Premtimet e fushatës, Meta: Politika duhet të qëndrojë me këmbë në tokë

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nga Fieri kërkoi që 23 qershori të jetë një projekt i përbashkët integrues, i cili do të rriste kredibilitetin e vendit.
Meta e vuri theksin tek stabiliteti i vendit, pasi sipas tij, njerëzit kur e humbin stabilitetin e kujtojnë rëndësinë e tij. Ai dënoi edhe njëherë konfliktualitetin ndërmjet partive politike, duke e quajtur një luftë të padrejtë në kurriz të vendit dhe procesve integruese.
“Konfliktualiteti i sforcuar që sjell politika, jo thjesht bën stopimin e proceseve integruese por edhe bllokimin e të gjithë atyre projekteve që do të hapnin mijëra vende pune.”- tha ai.
Meta tha se me fillimin e fushatës elektorale kemi dëgjuar edhe deklarata populiste jashtë realitetit ekonomik dhe social.
“Do rrisim tatimin mbi fitimin për bizneset për sipërmarrjen, do shtojmë punësimin dhe luftojmë varfërinë. Kjo do të thotë të çosh në kolaps ekonominë e vendi, do të thotë të detyrosh investitorët që të largohen nga vendi, drejt Maqedonisë, Serbisë apo Malit të zi, dhe Kosovës.”- theksoi Meta.
Sot vijoi Meta, nuk konkurojnë vendet me vendet, por rajonet me rajonet, kur të gjithë këto kanë të njëjtim tatim fitimi 10% dhe ta shtosh tatimin mbi fitimin do të thotë tu tregosh derën investitorëve.
“Eshtë e rëndësishme që politika të jetë me këmbë në tokë. Është e lehtë për të bërë opozitë, për të qenë populist”- tha kreu i LSI-së.
PANORAMA

Add new comment