Arkiv-Lajme të përditësuara
‘Remzi Hoxha’, Apeli s’ndryshon vendim për Kumbaron
Gykata e Apelit nuk ka ndryshuar denimin e dhene per Ilir Kumbaron, i akuzuari i ceshtjes “Remzi Hoxha”, biznesmenit kosovar rrembyer e me pas zhdukur ne vendin tone, në vitin 1995.
Nje seance me pare prokurori kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, i cili u kundërshtua nga avokatët, për shkak se në shkallën e Parë akuza në pretencë kërkoi pafajësi për të pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, por gjykata i fajësoi për dy akuza, të cilat u pushuan në vijim pasi amnistoheshin.
Çelet Dhoma e Tregtisë, Izrael-Shqipëri
Si një mundësi për më shumë investime ditën e sotme është hapur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Izrael-Shqipëri si një mundësi për më shumë investime në të dy vendet. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë biznesmenë të njohur nga të dyja vendet. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ofron mundësi investimesh sidomos në turizëm e infrastrukturë.
Ndërkohë që ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen deklaroi se duhet që të rritet bashkëpunimi midis vendeve.
Rrëfehet pedofili: Trupin e Julianit e hodha në plehra, e vrava nga frika
Lirimi i pedofilit në 2008, Ministria e Drejtësisë, inspektim gjykatës dhe prokurorisë
Ministria e Drejtësisë ka nisur inspektimet në Gjykatën dhe Prokurorinë e Tiranës në lidhje me çështjen penale në ngarkim të 45-vjeçarit Adrian Prenjasi.
Braçe-Rulit: Lejuat tregtimin e hormonit të bagëtive ‘Boldomec’. Ruli: E kemi ndaluar në 2007
Deputeti i PS, Erjon Braçe ka thirrur në interpelancë gjatë seancës së sotme ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli lidhur me rastet e aflatoksinës në produktet e qumështit të prodhuara që Shqipëri, por edhe për qarkullimin e hormonit ‘Boldomec’ që përdoret për të shëndoshur bagëtitë, por që është shumë i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit.
Sërvet Pëllumbi: Berisha po përgatit 1996- 97-ën. Ai dhe Nano ishin të përzgjedhurit e Ramiz Alisë për zbatimin e Katovicës
Servet Pëllumbi, në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, thotë se fushata zgjedhore tashmë ka nisur, por nuk ka një frymë llogaridhënieje nga pala qeverisëse për ngjarjet e rënda në këtë vend.
Kapja e pedofilit, dyshime për abuzime të tjera
Pas përdhunimit të një të mituri gati dy ditë më parë, por edhe vrasjes së të miturit tjetër Julian Çela po në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë.
Dyshimet jane te forta per nje tjeter femije te abuzuar po ne te njejten lagje.
PS kundër ‘Projektligjit për Armët’, Noka-Felajt: Po gënjen paturpësisht
TIRANE- Opozita ka kundershtuar sot Projektligjin per Armet, pjese e rendit te dites ne seancen e sotme ne Kuvendin e Shqiperise.
Sipas deputeteve socialiste, nje projektligj i tille liberalizon tregun per shitjen e tyre, vjen posacerisht para fushates dhe eshte klientelist.
Sipas deputetes Ermonela Felaj, kjo qeveri eshte provuar si e paafte per kontrollin e armeve, duke kujtuar ate qe ndodhi ne 1997. Me tej ajo ka permenduar tragjedine qe ndodhi ne Gerdec, qe shkaktoi 26 viktima.
Reforma, hiqen 37 shefa shërbimi në QSUT
Spitali “Nënë Tereza” do të ketë 37 shefa shërbimi më pak. Nga 63 drejtues pavijonesh, kanë mbetur vetëm 26. Procesi i zgjedhjeve të tyre mbyllet ditën e martë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë caktuar emrat e rinj për një pjesë të shefave dhe do të rikonfirmohen drejtuesit e shërbimeve unikale, të cilët nuk ndryshojnë.
Listat të mbushura me “zgjedhës” mbi 100 vjeç
- Në muajin mars janë rifutur në listat e zgjedhësve për të votuar mbi 180 zgjedhës të rinj. Komuna Liqenas dhe Kozarë, të drejtuara nga PD-ja, në krye të listës për “jetëgjatësi”.
Luis Tanushi