Rrëfehet pedofili: Trupin e Julianit e hodha në plehra, e vrava nga frika

Ardian Prrenjasi, shofer i makinës së plehrave është rikthyer pesë vjet më pas në Komisariatin Nr.3. Këtë radhë ai akuzohet për një krim të rëndë:rrëmbimin dhe vrasjen e një fëmije 11 vjeç, që u zhduk në rrethana misterioze më 30 nëntor të vitit të shkuar. Ndryshe nga pesë vite të shkuara, Prrenjasi këtë radhë nuk ka shfaqur pendesë. Ai ka qëndruar i qetë përpara hetuesve dhe ka pranuar: “Unë e vrava Julianin”. Rrëfimi tronditës ka shokuar oficerët e policisë, të cilët kanë kërkuar më tepër detaje për ngjarjen e rëndë. Ardian Prrenjasi është treguar i gatshëm të rrëfejë gjithçka ka bërë, duke u shfaqur tepër i qetë, pa ngjallur asnjë dyshim për probleme të mundshme mendore. Fillimisht ai ka treguar se familjen e Julianit e kishte fqinje në Laprakë, aty ku banon prej disa vitesh në një shtëpi me qira. Pasditen e 30 nëntorit, Prrenjasi thotë se ka parë Julianin në një qendër interneti që ndodhet fare pranë banesës së tij. Fillimisht e ka thirrur duke e joshur me një ëmbëlsirë dhe më pas e ka ftuar të shkojë në oborrin e banesës së tij. Sapo10-vjeçari ka hyrë në oborr, ai e ka ftuar në shtëpi ku e ka lidhur, por djali ka nisur të bëj zhurmë dhe të bërtasë duke kërkuar ndihmë. Nga frika se mos zbulohej, Ardian Prrenjasi thotë se e ka vrarë 10-vjeçarin vetëm pak orë pasi e ka futur në shtëpi. Ai ka rrëfyer me detaje krimin e rëndë, madje duke treguar edhe mënyrën se si ka zhdukur trupin. 45-vjeçari ka pohuar para hetuesve se për shkak të punës, ai dinte me përpikëri oraret kur makina e plehrave vinte në lagjen e tyre. “Pasi e vrava, prita derisa të errësohej dhe trupin e tij e hodha në koshin e plehrave që ndodhet pranë shtëpisë sime”,- mësohet të ketë deklaruar në polici pedofili 45-vjeçar. Ai ka treguar se për t’u siguruar që nuk do të kuptohej asgjë nga banorët e lagjes, apo dhe punonjësit e pastrim-gjelbërimit, ka ndjekur në distancë të gjitha lëvizjet e tyre. Fillimisht ka koordinuar orarin e automjetit dhe nga shtëpia e tij ka ndjekur me vëmendje të gjitha detajet e punonjësve të pastrimit, të cilët kanë hedhur të gjitha mbeturinat ne makinë, së bashku me trupin e pajetë të 10-vjeçarit. “Pasi punonjësit morën plehrat dhe nuk vunë re asgjë, unë u futa në shtëpi”, – ka deklaruar fare i qetë 45-vjeçari. Ai është pyetur nga hetuesit e çështjes për detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë, përfshi edhe arsyen e rrëmbimit dhe vrasjen, ndërsa 45-vjeçari ka rrëfyer me detaje gjithçka ka bërë mbrëmjen e 30 nëntorit. Deklarimet e tij konfirmohen edhe nga provat që policia ka gjetur në banesën e Ardian Prrenjasit pas zbulimit të një tjetër fëmije që ishte rrëmbyer prej tij mbrëmjen e së shtunës. Në murin e njërës prej dhomave të shtëpisë ekspertët kanë gjetur gjurmë gjaku, të cilat dyshohet se i përkasin 10-vjeçarit të zhdukur rreth 3 muaj e gjysmë më parë. Po ashtu, ekspertët kanë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit edhe një bluzë që mendohet se i përket fëmijës, për të cilin policia asokohe tha se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia. Pas disa hetimeve të kryera çështja u pezullua për zbulimin e autorit, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm rreth 3 javë më parë. Tashmë hetuesit kanë nisur nga puna për dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë të cilën e ka pranuar i dyshuari si pedofil. Duke qenë se nga ngjarja kanë kaluar tre muaj e gjysmë, hetuesit shprehen skeptikë për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit, pasi i dyshuari rrëfeu se ai është transportuar në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë, në periferi të kryeqytetit. Mëngjesin e sotëm hetuesit dhe ekspertët që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë pritet të kryejnë kontrolle në zonën e Sharrës, që është pika e vetme e grumbullimit të mbetjeve nga të gjitha zonat e kryeqytetit. Julian Çela u zhduk në rrethana misterioze më 30 nëntor të vitit të shkuar, ndërsa hetimet u përqendruan tek rrëmbimi për shkak të punës së babait të tij, i cili mban detyrën e zv/drejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror.
30 nëntor
Ardian Prrenjasi i ka dhënë një ëmbëlsirë djalit të fqinjit të tij dhe e ka tërhequr brenda në shtëpi. I gjendur përballë kundërshtimit, ai e ka vrarë Julianin pak orë pas rrëmbimit, nga frika se mos zbulohej
16 mars
I dyshuari për pedofili ka dërguar për të blerë cigare një 10-vjeçar të lagjes dhe më pas e ka marrë në shtëpi. Ai e ka lidhur të miturin dhe e kërcënonte me një litar të lidhur lak që t’i bindej, ose në të kundërt do ta vriste
4
Vjet ka qenë i dënuar në Greqi autori i vrasjes së Julian Çelës. Dyshimet se dënimi erdhi pas abuzimit me të mitur. Pas lirimit, ai është vendosur në zonën e Laprakës.
600
Mijë lekë gjobë i ka dhënë gjykata Ardian Prrenjasit për pengmarrjen e një fëmije në zonën e Laprakës në vitin 2008. Ai u mbrojt me alibinë se ishte i dehur.
MAPO
Comments
day could learn any better. I
day could learn any better. I got a free hot dog and come back to my car and keith sweat ‘nobody’ is playing on backspin.
AshleyMKenny
Add new comment