Listat të mbushura me “zgjedhës” mbi 100 vjeç

- Në muajin mars janë rifutur në listat e zgjedhësve për të votuar mbi 180 zgjedhës të rinj. Komuna Liqenas dhe Kozarë, të drejtuara nga PD-ja, në krye të listës për “jetëgjatësi”.
Luis Tanushi
-Nëse doni që të jetoni gjatë, shkoni të jetoni në Liqenas të Korçës apo në Kozarë të Beratit. Më e pakta që do të përfitoni është se ju do të votoni edhe pas vdekjes. Ndonëse një vend i vogël me vetëm 3 milion zgjedhës, numri i personave mbi 100 vjeç është tepër i madh, por sidomos në këto dy komuna. Sipas të dhënave të audituesit të Partisë Demokratike të nxjerra nga Regjistri i Gjendjes Civile, figurojnë të paktën 931 qytetarë të papërfshirë në lista, ndërkohë që 180 emra qindvjeçarë do të kenë mundësi “të votojnë” në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në raportin e audituesit të djathtë rezulton se edhe pas pastrimit të listave në fillim të muajit mars dhe pas verifikimeve, mbi 100 qytetarë rezultojnë që të jenë gjallë dhe kanë rifituar të drejtën që të votojnë. (Të jetë e vërtetë kjo?!) Përgjithësisht mosha e këtyre votuesve është 102 ose 103 vjeç. (Mos e beso, po deshe!)
SHEKULLI
Add new comment