Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, 2 persona rrahin e i vjedhin çantën oficerit të policisë

Postuar në 15 Mars, 2013 14:35

 

Dy persona kanë mundur të grabisin një oficer policie, duke ushtruar dhunë mbi të dhe më pas duke i marrë çantën që mbante me vete.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Sipas të dhënave të deritanishme, dy personat kanë goditur policin e më pas i kanë marrë çantën.

Efektivi punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërkohë që mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e tij lidhur me dy personat që e grabitën.

Çmontohet dhe vidhet makina e deputetit Ditmir Bushati

Postuar në 15 Mars, 2013 14:34

 

Mbrëmjene djeshme, makina e socialistit Ditmir Bushati është çmontuar dhe vjedhur pjesë - pjesë. Makina ka qenë në garazh dhe pasi është hapur dera e tij, është thyer xhami i makinës dhe vjedhur pjesët. Fotot e makinës janë publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga deputeti Ilir Gjoni.

 

 

 

SHEKULLI

 

Raporti i Zhvillimin Njerëzor, PNUD: Shqipëria e 70-ta mes 187 shteteve, vend me zhvillim të lartë njerëzor

Postuar në 15 Mars, 2013 14:32

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) publikoi sot  Raportin për Zhvillimin Njerëzor 2013- “Ngritja e jugut”. Në këtë raport Shqipëria renditej e 70-ta mes 187 shteteve. Shtetet kryesore të botës në zhvillim, përfshi këtu dhe vendet kyçe në Europën Lindore dhe Azine Qendrore, po i japin një trajtë të re dinamikave globale në një epokë te re të progresit të zhvillimit njerëzor thuhet në raport.

Homazhe për 5-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Shoqëria civile reagon për drejtësinë e munguar

Postuar në 15 Mars, 2013 14:31

 

Sot mbushen pesë  vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Ashtu siç është bërë ritual i përvitshëm,edhe në këtë përvjetor të pestë të kësaj tragjedie, familjaret  e viktimave dhe banorë të fshatit Gërdec kanë vendosur kurora me lule në vendin e shpërthimit. Homazheve të banorëve iu është bashkuar edhe kryetari i opozitës Edi Rama i shoqëruar nga deputete te Partisë Socialiste.

Ndiqet penalisht djali i Drejtorit të Burgjeve, Dibra aksidentoi 28- vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja

Postuar në 15 Mars, 2013 14:29

 

Ndiqet penalisht djali i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibrës. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se kanë nisur procedim penal ndaj Kreshnik Dibrës, pasi akuzohet për plagosjen e një vajze 28- vjeçare.

Moti i keq dëmton edhe hekurudhën

Postuar në 15 Mars, 2013 14:28

Kushtet atmosferike kanë goditur edhe hekurudhat, duke ndërprerë qarkullimin e trenave të pasagjerëve dhe mallrave në një nga linjat më të frekuentuara, pikërisht atë Durrës-Elbasan. 

Të gjitha lëvizjet me tren nga Elbasani drejt Durrësit a Tiranës dhe anasjelltas janë ndërprerë deri në riparimin e segmentit të dëmtuar. 

Zbardhet harta, 38 komunat ku do kalojë TAP

Postuar në 15 Mars, 2013 06:11

 

Nëse gazsjellësi TAP në qershor do të marrë “Ok” nga konsorciumi i Shah Denizit, do të fillojë ndërtimi që prek 38 komuna dhe bashki në vendin tonë. Gjurma e gazsjellësit, që është në garë me projektin tjetër “Nabucco”, jepet e detajuar në planin e publikuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Duke i dhënë prioritet këtij projekti, qeveria ka plotësuar gjithë hallkat që lidhen me zhvillimin e një sipërmarrjeje të tillë, duke ua lehtësuar gjithë hapat kompanive që kanë marrë përsipër ndërtimin.

BASHKITË DHE KOMUNAT

Prokuroria, eksperiment për arratisjen e Frrokut

Postuar në 15 Mars, 2013 06:09

 

Berisha: Gjithçka për suksesin e bizneseve

Postuar në 15 Mars, 2013 06:07

 

Kryeministri Berisha ka mbledhur Task-Forcën rregullatore, ku tema e diskutimit është biznesi dhe ekonomia në Shqipëri. Kryeministri ka premtuar reforma të mëdha në këto fusha, për të arritur sukses. 

Në bashkëbisedimin e tij me përfaqësuesit e biznesit, Kryeministri Berisha u shpreh i gatshëm që të mirëpresë të gjitha propozimet e ardhura prej kësaj kategorie, e vlerësuar si gjenerator i zhvillimit ekonomik në vend.

Seqiu takon studentët e Inxhinierisë Informatike : Nuk po bëjmë sa duhet për punësimin e të rinjëve

Postuar në 15 Mars, 2013 06:05

Një një takim me studentët e Inxhinierisë së Informatikës  Ambasadori i BE-së Etore Sequi  u shpreh se nuk po bëhet sa duhet për punësimin e të rinjve.  “Ata që kanë ide të reja janë të rinjtë 30 vjeçar. Por sot në BE7.5% e të rinjve janë të papunë. Nuk po bëjmë sa duhet për punësimin e të rinjve”, tha ambasadori. Sipas Sequit  teknologjia është një forcë e madhe për ndryshimin e botës. Ai theksoi se  në Shqipëri do të investohet në fushën e inovacionit.  “Ju duhet të jenui kurajozë”, iu tha ambasadori studentëve të IT.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara