Arkiv-Lajme të përditësuara

Mijëra protestues në marshin “Kundër hajnisë – për zhvillimin e shtetit”

Postuar në 13 Mars, 2013 13:15

 

Dorëzimi i listave të anëtarëve zgjedhorë, debate në KQZ

Postuar në 13 Mars, 2013 13:14

Dorëzimi i listave të anëtarëve zgjedhorë ka hapur debate në KQZ ditën e sotme. Përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj  i ka kërkuar KQZ-së që të pozicionohet mbi palët dhe  që afatet e vendosura, jo vetëm për listat, duhet të jenë të njëjtat afate për të gjithë. “Ju ftoj të qëndroni mbi palët, kështu vjen besimi tek institucioni”, tha Gjoncaj. Sipas Kryetares së KQZ-së Lefteri Lleshi listat që janë dërguar nga përfaqësuesit e PS në këtë komision nuk kanë mbërritur brenda afatit dhe se nuk kanë qenë të plota. “Listës duhet t’i bashkëngjitej dokumentacioni përkatës.

Votimi 16 vjeç, takohen Ruçi-Patozi, PS: Është vonë për ndërhyrje në Kushtetutë

Postuar në 13 Mars, 2013 13:13

 

Kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi është takuar sot me homologun e tij socialist Gramoz Ruçi, për të shqyrtuar propozimin që kryeministri Sali Berisha bëri pak ditë më parë për uljen e moshës së votimit deri në 16-vjeç.

Ashtu siç kishte kërkuar kreu i qeverisë, Ruçi dhe Patozi u takuan mesditën e sotme pa praninë e mediave. Në emër të socialistëve Ruçi është shprehur kundër nismës për lejimin e votimit të 16-vjeçarëve, duke sqaruar se është shumë vonë për ndërhyrje në Kushtetutë. Ruçi ka theksuar se për PS-në rëndësi ka mbarëvajtja e zgjedhjeve.

Shoqata e Transportit Urban këmbëngul: Bileta të bëhet 70 lekë, ndryshe prishim kontratën

Postuar në 13 Mars, 2013 13:12

 

Shoqata e Transportit Urban këmbëngul që bileta e autobusëve urbanë të bëhet 70 lekë.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i kësaj shoqate, Ferdinand Ibrahimi, ka kërkuar rritjen urgjente të çmimit të biletës si pasojë rritjes së çmimit të karburantit.

Miratohet marrëveshja tre palëshe për TAP, Berisha: Projekt transformues për vendin

Postuar në 13 Mars, 2013 05:08

 

TIRANË- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen tripalëshe për projektin TAP.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka përshëndetur ekipin negociator për projektin më të madh në rajon e Evropë për kohën që vjen.

Konklava, sërish tym i zi, dështon votimi i dytë për zgjedhjen e Papës

Postuar në 13 Mars, 2013 05:05

 

VATIKAN -Dështon votimi i dytë për zgjedhjen e Papës së ri në Kapelën Sistinë, ku 115 kardinalë janë mbyllur për të arritur konsensus për pasuesin e Benediktit të 16-të.

Ashtu sikurse edhe ditën e parë, tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje gjatë votimit të dytë.

Ndërkohë me qindra besimtarë ndodhen jashtë ambienteve ku zhvillohet Konklava, në pritje për të mësuar emrin e Papës së ri, për zgjedhjen e të cilit duhen të paktën 77 vota.

Mësuesit me 700 $ në muaj , rritja duhet të jetë 5% në vit

Postuar në 13 Mars, 2013 05:03

 

Premtimi i Kryeministrit dje, se deri në fund të mandatit të tretë paga mesatare e mësuesve do të jetë mbi 700 USD nuk duket aq i pamundur sa u perceptua. Për të arritur këtë nivel, duhet një rritje vetëm 4-5% përgjatë katër viteve në vijim

Të gjithë ata që kanë dëgjuar dje kryeministrin Berisha kur përuroi një shkollë profesionale në Kamëz, se rroga e arsimtarëve në fund të mandatit të tretë do të jetë mbi 700 dollarë, e kanë marrë për manovër elektorale. Por premtimi i kryetarit të qeverisë rezulton të jetë më i vërteti i dhënë deri më tani dhe totalisht i arritshëm.

Denoncoi falsifikimin e zgjedhjeve, e arrestojnë për shpërdorim detyre

Postuar në 13 Mars, 2013 05:02

 

Ish-kryekomunari i Dajçit u denoncua nga pasardhësit pas dënimit të komisionerëve

Ardian Bushi

Berisha: Nuk do të resht përpjekjet që 16-vjeçarët të votojnë. Miratohet marrëveshja e

Postuar në 13 Mars, 2013 04:57

 

Kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur në nismën e tij për uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç. Pavarësisht se propozimi i tij ka hasur kundërshtimin e ekspertëve të fushës së ligjeve, opozitës dhe ambasadorit të OSBE-së, Eugen Wollfarth, në mbledhjen e radhës së qeverisë, Berisha ka theksuar se nuk do të resht përpjekjet për të bërë 16-vjeçarët që të votojnë.

Ja se si ka menduar Bashkia të gjelbërojë Tiranën

Postuar në 13 Mars, 2013 04:56

 

Pasi ka hartuar një plan urbanistik, që zhduk hapësirat e gjelbra në Tiranë, madje duke hyrë edhe në skarpatet e Lanës, ku do kalojë trami, Bashkia e Tiranës ka parashikuar se tanimë kopshtet dhe hapësirat e gjelbra do jenë në tarracat e pallateve.

Dhe meqë koncepti Basha për gjelbërimin është që ai të mos jetë askund i ngulur në tokë, por vetëm në ajër, ky projekt ka nisur të vihet në jetë pasi Bashkia ka nisur që të varë në shtyllat e ndriçimit vazo me lule në prag të Ditës së Verës.

 

 

 

TEMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara