Dorëzimi i listave të anëtarëve zgjedhorë, debate në KQZ

Postuar në 13 Mars, 2013 13:14

Dorëzimi i listave të anëtarëve zgjedhorë ka hapur debate në KQZ ditën e sotme. Përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj  i ka kërkuar KQZ-së që të pozicionohet mbi palët dhe  që afatet e vendosura, jo vetëm për listat, duhet të jenë të njëjtat afate për të gjithë. “Ju ftoj të qëndroni mbi palët, kështu vjen besimi tek institucioni”, tha Gjoncaj. Sipas Kryetares së KQZ-së Lefteri Lleshi listat që janë dërguar nga përfaqësuesit e PS në këtë komision nuk kanë mbërritur brenda afatit dhe se nuk kanë qenë të plota. “Listës duhet t’i bashkëngjitej dokumentacioni përkatës. Sipas nesh afati i fundit për dorëzimin e listës, 8 marsi”, tha Lleshi. Ndërsa sipas anëtarit të PS –së në KQZ Denar Biba afati përfundonte në 10 mars. KQZ mori në diskutim dhe ndryshimet e rregullores së funksionimit të KQZ . Sipas PS, duhet bërë një rregullore e re sepse tek rregullorja aktuale janë kryer ndërhyrje të shpeshta.  PD e kundërshton pasi sipas tyre  rregullorja aktuale pranon ndryshime dhe nuk është nevoja për rregullore të re.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.