Miratohet marrëveshja tre palëshe për TAP, Berisha: Projekt transformues për vendin

Postuar në 13 Mars, 2013 05:08

 

TIRANË- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen tripalëshe për projektin TAP.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha ka përshëndetur ekipin negociator për projektin më të madh në rajon e Evropë për kohën që vjen.

“Kjo marrëveshje forcon shkallën e bashkëpunimit mes tre vendeve tona në një nivel të ri të panjohur më parë, ajo është një kuadër i shkëlqyer ligjor që jep epërsi të padiskutueshme projektit TAP ndaj atyre të tjera në diskutim nga konsorciumi. Kjo sjell ulje të qartë të kostos së jetesës apo shpenzimeve që bëjnë sot për ngrohje e gatim, përbën një mundësi të re të madhe për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon. Ai përbën gjithashtu një nivel të ri marrëdhëniesh ekonomike e jo vetëm”- tha Berisha.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.