Arkiv-Lajme të përditësuara
Parlamenti grekë, shtetësi greke 600 mijë vorio epirotëve
ATHINË- Parlamenti grekë do të votojë javën e ardhshme një projekt i iniciuar nga qeveria e kryeministrit Antonis Samaras, për dhënien e shtetësisë greke për 600 000 vorio epirotë.
Nga projekti do të përftojnë 5 milionë grekë që jetojnë në diasporë, të cilës pas marrjes së shtetësisë greke do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet që do të zhvillohen.
EULEX-i në aksion për kapjen e bombahedhësve në veri
Beograd, 10 mars - Shefi i ri i EULEX-it, Bernd Borchardt u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut të Mitrovicës që të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në zbulimin e autorëve të sulmeve të shumta me bomba në veri të Kosovës, ku popullata serbe përbën shumicën. Ai gjithashtu ka thënë se të gjitha barrikadat në veri duhet të hiqen.
Borchardt ka thënë se EULEX- dhe Policia e Kosovës kanë shtuar dukshëm praninë policore në veri, sidomos në veri të Mitrovicës, ku sulmet me bomba janë më të shpeshta.
Berisha reagon pas shkrimit në “Mapo”: Nuk hezitoj aspak nga ekranet
Kryeministri Sali Berisha reagoi me anë të një letre pas shkrimit,” Debati i pamundur” të botuar sot në gazetën “Mapo” dhe editorialit të gazetës. Më poshtë letra e plotë e Kryeministrit.
Letër e Kryeministrit Berisha për drejtuesin e gazetës Mapo, Henri Çili.
“I nderuar zotëri,
Në editorialin tuaj dhe në hapje të gazetës suaj, me germa kapitale por tituj të ndryshëm, shkruani se Berisha heziton të dalë në ekrane, dhe….po ju drejtohet vetëm mediave sociale apo masave. Madje fiksoni një datë të fillimit të hezitimit, Janarin e vitit 2012.
Dhuna ndaj trajnerit të Tiranës, shoqërohet Elvis Roshi, protestë në Kavajë
Policia e Kavajës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, ndërsa jashtë komisariatit ka patur protesta nga mbështetësit e Roshit. Policia ndërhyri me shkopinj gome për shpërndarjen e protestuesve. Raportohet për disa të shoqëruar mes protestuesve.
Masa e marrë ndaj Roshit erdhi pas kallëzimit të bërë në komisariatin e Kavajës nga trajneri i ekipit të Tiranës, Nevil Dede se Roshi kishte kërcënuar lojtarët e kësaj skuadre dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Topalli, 2 milionë lekë për 2 spote nga 30 sekonda
DYKUPTIMËSIA E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE
Janë dy qasje , për pushtetin që duhet ta ketë Asociacioni i komunave serbe. Njëra është mbarë, e tjetra mbrapshtë, vlerëson Sadri Ferati.
Sipas tij, ligjet e dala nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, nuk ndalojnë formimin ‘e zakonshëm’ të bashkëpunimit ndërkomunal, pavarësisht numrit të komunave që duan t’i bashkohen këtij trupi.
Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua në orët e pasditësë të së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë.
Nga raportimet paraprake mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin fatal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është identifikuar njëri nga personat që ka humbur jetën. Sipas uniformave blu ai është Larjo Hoxha. Personi i dytë që ka vdekur nga aksidenti fatal është ende i paidentifikuar.
Durrës, Meta kërkon konsensus për 3 ligjet
Nga Durrësi, në një takim me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri apel partive poltike dhe parlamentare që të gjejnë sa më shpejt konsensus që të miratohen 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Del nga shinat treni i mallrave, përmbysen 3 vagonë
Ditën e sotme ka ndodhur një aksident hekurudhor, ku treni i mallrave të linjës, Gjyrë-Elbasan-Durrës, ka dalë nga shinat.
Për pasojë, tre vagonë, të cilët ishin të mbushur me hekur-nikel janë përmbysur. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë amortizimi i linjës hekurudhore.
Ndërkohë, policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se nuk ka patur asnjë të lënduar nga dalja e trenit nga shinat.
SHEKULLI
PS prezanton programin në Shkodër, Rama: Pas 23 Qershorit Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD
Partia Socialiste shpalosi programin e saj të “Rilindjes” në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, kryetari i saj, Edi Rama, theksoi se më 23 qershor shqiptarët duhet të zgjedhin mes një Shqipërie të lirë ose të trembur.
“Në Shqipëri janë të panumërt njerëzit që nuk mund të gjejnë punë sepse punën e merr si lëmoshë për votën për partinë në pushtet. Duhet të zgjedhim mes një Shqipërie të lirë ose të trembur”, theksoi lideri i socialistëve.