PS prezanton programin në Shkodër, Rama: Pas 23 Qershorit Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD

Postuar në 09 Mars, 2013 14:15

 

Partia Socialiste shpalosi programin e saj të “Rilindjes” në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, kryetari i saj, Edi Rama, theksoi se më 23 qershor shqiptarët duhet të zgjedhin mes një Shqipërie të lirë ose të trembur.

“Në Shqipëri janë të panumërt njerëzit që nuk mund të gjejnë punë sepse punën e merr si lëmoshë për votën për partinë në pushtet. Duhet të zgjedhim mes një Shqipërie të lirë ose të trembur”, theksoi lideri i socialistëve.

Rama ka ironizuar më tej me sloganin e Partisë Demokratike, duke renditur dhe disa nga problemet më të mprehta me të cilat po përballet vendi. “Partia në pushtet bërtet “Përpara, përpara”, por unë pyes: përpara ku? Përpara ku të pasurit të paguajnë edhe më pak taksa, ndërsa njerëzit e thjeshtë edhe më shumë; përpara për të lënë pas fshatin e braktisur; përpara drejt thirrjeve nacionaliste që na kthejnë pas e na largojnë nga Europa; përpara drejt dyerve të spitaleve ku njeriu nuk shtrohet dot në spital se nuk ka lekë dhe kur ai ka, spitalet nuk kanë ilaçe; përpara drejt një Shqipërie që lëngon në plehra dhe importon të tjera nga jashtë; kjo është të ecësh para?”, tha Rama.

Ai u shpreh i bindur për një fitore të PS-së dhe premtoi se do të ndryshojë pamjen e Shkodrës.  “Si kryeministër i ardhshëm dhe si kryetari i partisë që do dalë fituese në zgjedhjet e qershorit ju premtoj se pavarësisht se nuk do dal si deputet i Shkodrës, Shkodra do ti ngjaje një fotografie të Marubit, jo posteri të PD”, premtoi Rama.

Ai  më tej se shqiptarët duhet që të zgjedhin Shqipërisë ku duan të jetojnë, duke bërë një ndarje të programit të PD-së dhe PS-së, teksa theksoi rëndësinë që ka vota e 23 qershorit. “Kolegët bënë paraqitje të qartë dhe sintetike të linjave të programit tonë Në çfarë Shqipërie të jetojnë, në një Shqipëri të gënjeshtër apo të vërtetë, të jetojnë në një Shqipëri të lirë apo që trembet çdo ditë. Si duam që të jetë vendi ynë pas 4 apo15 vjetësh. Një vend i gjunjëzuar që nuk ka fuqi të çohet në këmbë, apo një vend ku për secilin të ketë një mundësi dhe ti garantohet e drejta që të vrapojë.

Zgjedhja në 23 qershor është midis dy Shqipërive, një programi për të ardhmen dhe një programi me të njëjtin avaz. Ne jemi ndryshimi përpara, përpara, ku me 1 milion të papunë, me taksën e sheshtë, përpara drejt përqendrimit të ekonomisë në akoma më pak duart. Shqiptarët duhet të kuptojnë se kush ta merr votën të merr dhe shpirtin, ndaj vota e 23 qershorit është e rëndësishme, dhe gjithsecili duhet të shkojë vetë të votojë”, u shpreh Rama.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.