Arkiv-Lajme të përditësuara

Gratë në politikë, Rama prezanton Lindita Nikollën për 8 mars

Postuar në 08 Mars, 2013 08:22

 

Simbolikën që mbart dita e 8 Marsit, kreu opozitës Edi Rama e ka shfrytëzuar për të prezantuar një grua, si kandidate për deputete të Partisë Socialiste. Ajo është zonja Lindita Nikolla, e cila aktualisht mban postin e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1 në Tiranë.

Kandidimin për deputete të Lindita Nikollës, Rama e përshkruajti si një vlerë të shtuar të ekipit të deputetëve të Tiranës, ekip që sipas tij, bëhet më bindës dhe afrohet më tepër me qytetarët.

Hodhi në plehra gruan gjysëm të vdekur, dënohet me vetëm 4 vite burg

Postuar në 08 Mars, 2013 08:21

 

Burri që tentoi të vrasë gruan dhe e hodhi gjysmë të vdekur në një kazan plehrash është dënuar vetëm katër vet burg nga Gjykata e Korçës.

Bëhet fjalë për Romeo Babanin, i akuzuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj ish-gruas, Eriselda Rizvani, ndërkohë që vendimi ka sjellë ankesa nga ana e familjes së gruas së dhunuar fizikisht.

“Podesta” zëvendëson ambasadën

Postuar në 08 Mars, 2013 08:20

Në një kohë kur Qeveria paguan miliona dollarë për kompanitë amerikane që lobojnë për të përmirësuar imazhin e saj, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë janë në krizë mbijetese edhe në vendet më të fuqishme të botës. 

Top Channel publikon një dokument të Ambasadës Shqiptare në SHBA, ku titullari zbulon se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve me paratë që i jep Qeveria e jo më funksionet diplomatike.

Sekui pret deputetet për 8 Marsin: Përfaqësimi i grave në politikë mbetet ende shqetësim

Postuar në 08 Mars, 2013 05:33

 

TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne vendin tone, Etore Sekui ka pritur sot ne nje takim grate deputete me rastin e 8 marsit, Dites Ndërkombëtare te Gruas.

Në fjalën e tij para grave deputete, ambasadori Sequi vleresoi punen e mire te tyre ne Kuvend, duke kujtuar se ka ende shume pune per perfaqesimin e grave dhe vajzave ne politike.

Greqishtja dhe gjuha maqedonase, gjuhë zyrtare në KQZ

Postuar në 08 Mars, 2013 05:28

 

  • Reklamat për zgjedhjet edhe në gjuhën greke dhe maqedonase. KQZ do të prodhojë 4000 fletëpalosje në gjuhë të ndryshme për t’u shpërndarë sipas zonave të caktuara ku ka përqendrim të minoritarëve  

 

Harta e re e pronave Ulet 3-fish çmimi i tokës në Tiranë, ja vlerat në të gjithë vendin

Postuar në 08 Mars, 2013 05:27

 

Harta e re e vlerës së trojeve në të gjithë vendin,  veçanërisht në Tiranë, ka çmime trefish më të ulëta nga ato që aplikohen aktualisht. Çmimi zyrtar për efekt kompensimi në ish-Bllok është 180 mijë lekë, ndërsa me vlerën e re është vetëm 55 mijë lekë. Ja çmimet e reja

 

Vrasja e Lamajt, presion dëshmitarëve

Postuar në 08 Mars, 2013 05:26

 

Avokatët mbrojtës të Frrokut tentojnë të komunikojë me personat që panë ngjarjen. Policia i merr në mbrojtje

 

THAÇI: DIALOGU AFËR PËRFUNDIMIT

Postuar në 08 Mars, 2013 05:25

 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një drejtim deputetëve të Parlamentit të Kosovës ka thënë se dialogu me Serbinë është afër përfundimit.

Edhe pse partitë opozitare nuk e përkrahen mocionin e PDK-së që Thaçi të raportoj për bisedimet në Vjenë, kryeministri tha se është e domosdoshme që në këtë fazë deputetët të informohen për ecurinë e dialogut.

8 Marsi, Berisha fton gratë: Të shembim murin e bllokimit

Postuar në 08 Mars, 2013 05:23

Kryeministri i vendit Sali Berisha duke ju drejtuar vajzave dhe grave me rastin e 8 Marsit, kërkoi që votuesit shqiptarë më 23 qershor të shembin murin e bllokimit, që kanë ngritur sipas shefit të Qeverisë, neobllokmenët. 

"Le të rendim ne, cdo ditë, cdo minutë, cdo orë pas cdo vote. Fitorja e 23 qershorit është vendimtare për shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar në Shqipërinë e ëndrrave të idealeve tuaja dhe familjeve tuaja", tha Berisha, në aktivitetin organizuar me rastin e 8 Marsit, në Pallatin e Koncerteve.

Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

Postuar në 07 Mars, 2013 14:44

 

BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se për dhjetë vjet me radhë është gënjyer se Kosova është Serbi.

“Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona. Një qëndrim i tillë, nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as Kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiç në një intervistë për të përjavshmen serbe NIN.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara