Arkiv-Lajme të përditësuara
NJË I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI NË PRISHTINË
Një person është plagosur në orët e mbrëmjes në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë afër Parkut të qytetit.
Sipas burimeve të Kosovapress-it brenda QKUK-së, i plagosuri ka marrë plagë në stomak derisa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë i dyshuari është arratisur derisa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.
Motivet ende mbeten të panjohura.
EXPRESS
Kabul, atentat Ministrisë së Mbrojtjes
Një atentat vetëvrasës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul ka vrarë të paktën 9 persona, në një kohë kur shefi i ri i Pentagonit po vizitonte qytetin.
Të paktën 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpëthimi, që u krye nga një atentator që po udhëtonte me biçikletë. Guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ndodhej për një vizitë në një bazë ushtarake amerikane diku tjetër në Kabul në momentin e shpërthimit.
Tritol makinës së ish shefit të Urbanistikës
SARANDE- Një ngjarje e rëndë është shënuar pask pas mesnate në qytetin e Sarandës. Një sasi tritoli është vendosur në makinën e ish shefit të Urbanistkës të Sarandës, Haxhi Musai.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi i eksplozivit. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20 pas mesnate, ndërsa hetimet kanë nisur menjëherë.
I dëmtuari, haxhi Musai ka hedhur dyshime se gjithçka mund të ketë lidhje me detyrën e tij si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit.
Debati i pamundur Berisha-Rama
Kryetari i opozitës thyen bllokadën me mediat oponente, duke e zgjatuar fushatën e tij edhe në territorin “armik” të Blendi Fevziut. Kryeministri Berisha refuzon prej janarit 2012 ftesat për intervista televizive. Si ka ndryshuar raporti i liderëve me ekranet dhe pse një debat Rama-Berisha konsiderohet mision i pamundur
LSI: Integrimi, kryeçështja e shqiptarëve, politika të harrojë për një çast 23 qershorin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka rikthyer në vëmendje ditën e sotme çështjen e integrimit të vendit, i cili sipas kësaj force politike ka mbetur në stanjacion për shkak të mungesës së konsensusit.
Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili u bëri thirrje forcave politike që të gjejnë konsensusin për votimin e tre ligjeve dhe të mos përfshihen para kohe në çështjen e zgjedhjeve, duke e cilësuar integrimin si kryeçështje të shqiptarëve.
Shpërthim i fuqishëm në uzinën e Ballshit, tre të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e qytetit të Ballshit ka vënë në alarm sot banorët e kësaj zone.
Lajmi për zjarrin është konfirmuar nga vetë shefi i zjarrfikëseve në qytetin e Ballshit. Sipas tij uzina është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një depozitë të nëndheshme me naftë në këtë uzinë, raporton Ora News.
Berisha: Taksa progresive e PS, politika e rrënimit
Kryeministri Berisha ishte sot në Vorë, ku mori pjesë në inaugurimin e një fabrike mielli, prej nga sulmoi sërish programin e Partisë Socialiste për taksat, duke deklaruar se taksa progresiste që ofron selia rozë është rrënuese për ekonominë, pasi nuk bën gjë tjetër veçse shkurton automatikisht me qindra vende pune.
Falimenton Ambasada Shqiptare në SHBA
Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është praktikisht e falimentuar. Alarmin e ka dhënë pak ditë më parë ambasadori ynë në SHBA, Gilbert Galaxhi, përmes një letre të 3 marsit 2013 që ia ka drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, ministrit Edmond Panariti e Kryeministrit Sali Berisha. Lidhur me këto shqetësime, ambasadori ynë i është drejtuar edhe komunitetit shqiptar në SHBA.
LETRA
Fija e flokut që mban në burg Aldo Hoxhën
Nikoleta Kovaçi- Aldo Hoxha është 20-vjeçari që mbahet pas hekurave të qelisë për vrasjen e Fatbardha Tafës. Kanë kaluar 7 muaj nga akti barbar i vrasjes me thikë të gruas 38-vjeçare gjatë grabitjes së varëses prej floriri, por i akuzuari asnjëherë nuk pranoi të ishte autori i atij krimi të rëndë dhe të paprecedent. Vrasja, jo vetëm për shkak të viktimës dhe të rrethanave, por edhe për mënyrën se si u vijuan në hetimet dhe zbulimet e policisë, mbase është një nga ato për të cilat është folur më shumë.
Ashton bën presion për arritjen e marrëveshjes
Bruksel, 9 mars - Tre politikanët kryesorë të Serbisë, presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe momentalisht politikani më i fuqishëm në Serbi, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojnë Brukselin të hënën dhe do të takohen me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Të njëjtën javë, tri ditë më vonë, më 14 mars, baronesha Ashton do të vizitojë Prishtinën për t’u takuar me kryeministrin Thaçi dhe me pjesëtarët e opozitës në Kosovë. Këto takime janë konfirmuar të premten në Bruksel nga zyra e Catherine Ashtonit.