Fija e flokut që mban në burg Aldo Hoxhën

Postuar në 09 Mars, 2013 03:22

Nikoleta Kovaçi- Aldo Hoxha është 20-vjeçari që mbahet pas hekurave të qelisë për vrasjen e Fatbardha Tafës. Kanë kaluar 7 muaj nga akti barbar i vrasjes me thikë të gruas 38-vjeçare gjatë grabitjes së varëses prej floriri, por i akuzuari asnjëherë nuk pranoi të ishte autori i atij krimi të rëndë dhe të paprecedent. Vrasja, jo vetëm për shkak të viktimës dhe të rrethanave, por edhe për mënyrën se si u vijuan në hetimet dhe zbulimet e policisë, mbase është një nga ato për të cilat është folur më shumë. Katër ditë më parë në seancën e radhës, ku ishin thirrur për tu pyetur disa dëshmitarë, Aldo Hoxha “braktiset” nga avokati i tij mbrojtës. Arben Qeleshi i tha trupit gjykues që dorëhiqej për shkaqe shëndetësore e për pasojë i akuzuari për vrasje iu drejtua gjykatës se nuk kishte nevojë të mbrohej nga askush: “Jam i pafajshëm. Mbrohem vetë dhe s`kam nevojë për asnjë avokat”……  

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.