Shpërthim i fuqishëm në uzinën e Ballshit, tre të plagosur

Postuar në 09 Mars, 2013 07:39

Një shpërthim i fuqishëm në uzinën e qytetit të Ballshit ka vënë në alarm sot banorët e kësaj zone.

Lajmi për zjarrin është konfirmuar nga vetë shefi i zjarrfikëseve në qytetin e Ballshit. Sipas tij uzina është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një depozitë të nëndheshme me naftë në këtë uzinë, raporton Ora News.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shefi i këtij reparti dhe një punonjës të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër person, që mendohet të jetë roja i repartit është plagosur gjithashtu dhe pritet të transportohet drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkaq në vendngjarje gjenden uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien në kontroll të situatës dhe shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka qenë aksidental pasi në momentin e incidentit punonjësit kanë qenë duke pastruar depozitën.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.