Berisha: Taksa progresive e PS, politika e rrënimit

Kryeministri Berisha ishte sot në Vorë, ku mori pjesë në inaugurimin e një fabrike mielli, prej nga sulmoi sërish programin e Partisë Socialiste për taksat, duke deklaruar se taksa progresiste që ofron selia rozë është rrënuese për ekonominë, pasi nuk bën gjë tjetër veçse shkurton automatikisht me qindra vende pune.
Kryeministri garantoi se Qeveria do të bëjë gjithçka për të nxitur investimet në fushën e biznesit, ndërsa theksoi se tashmë bizneset e reja do të mund të regjistrohen nga interneti pa qenë nevoja për t’u paraqitur në zyra, duke shmangur në këtë mënyrë burokracitë.
Reagimi i Ramës në Twitter
"Te qeverisesh nje vend me 1 milione te papune dhe ta mohosh duke klithur përpara!,do te thote te udheheqesh rrenimin e vazhdueshem. Te paguash me pak taksa si Kryeministër se nje mesues dhe te klithesh perpara! do te thote te rrenosh shtresen e mesme me taksen e sheshte".
TOP CHANNEL
Add new comment