Arkiv-Lajme të përditësuara
Tepelenë, ndalohen 10 emigrantë klandestinë
Dhjetë emigrantë klandestinë janë ndaluar nga policia shqiptare në qytetin e Tepelenës, në përpjekje për të kaluar në vendet fqinje.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave klandestinët e ndaluar janë 5 shtetas sirianë dhe 5 të tjerë marokenë.
Sipas burimeve, ata po ecnin në këmbë kur janë zbuluar nga uniformat blu, të cilat i kanë ndaluar duke i gjetur të pa pajisur me dokumente.
Burimet shtojnë më tej se dy persona të tjerë, të dy shtetas shqiptarë, janë shpallur në kërkim nën dyshimin se po shoqëronin klandestinët.
Hetim në Shqipëri për fyerjet ndaj Greqisë në Facebook
Prokuroria e Athinës kërkon hetime në Shqipëri për një shqiptar që ka fyer simbolet e shtetit grek në profilin e tij në Facebook.
Lajmin e bën të ditur Panorama.
Personi i dyshuar ka publikuar edhe foto ku paraqiten persona me armë kallashnikov në duar.
Kërkesa për hetim ka ardhur prej faktit se profili në Facebook është hapur në një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e drejtësisë greke për të bërë verifikime.
Papa i ri, Konklava mblidhet më 12 mars
Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, pas dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI do të mblidhet të martën më 12 mars 2013. Kjo është bërë më dije nëpërmjet një deklarate për shtyp nga zyra e Selisë së Shenjtë.
Ndërkaq Kolegji i Kardinalëve ka pranuar edhe arsyet “e fshehta” të mungesës së dy Kardinalëve.
Pas kësaj, me kalimin nga 117 në 115 Kardinalë, numri i votave për tu zgjedhur Papë shkon në së paku 77.
Itali, arrestohet shqiptari, vrau për 30 €
MILANO- Është arrestuar në Milano në ambientet e një Mc Donald, Bledar Marini, 34 vjeç, shqiptar.
Të shtunën e kaluar ai qëlloi për vdekje më thikë, më një plagë në gjoks, një shtetas rumun, Stefan Catalin Bircuta, 37 vjeç dhe plagosi vëllain e tij.
8 Marsi, Nishani pret gratë gjyqtare
Presidenti i Republikës ka pritur sot pasdite në Presidencë gratë gjyqtare me rastin e festës së 8 Marsit. Kreu i shtetit në fjalën e tij të rastit uroi sot edhe çdo grua, nënë e vajzë shqiptare. Nishani vlerësoi se sot profili i gruas shqiptare ka ndryshuar, ajo nuk është më vetëm gruaja e fortë që punonte pambarim si në kohën e diktaturës, por sot ka fituar edhe brishtësinë femërore.
Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë kërkesën e PS për mandatet
Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste për rrëzimin e vendimit të parlamentit për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e qershorit
BE: Kujdes tavanin e borxhit
Në dokumentin e qëndrimit të BE-së për ecurinë e Shqipërisë vlerësohet edhe kriteri ekonomik. Ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik, rritja ekonomike, megjithëse me ritme më të ngadalta, dhe politika monetare, përfshihen në aspektet pozitive. Por BE shpreh shqetësimin për borxhin e lartë publik dhe kërkon kthimin tek kufiri ligjor 60 për qind.
Limaj lirohet nga paraburgimi, në arrest shtëpiak
Lirohet nga paraburgimi deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj. Lajmi është bërë i ditur sot pasdite nga avokati i tij mbrojtës Tomë Gashi.
Ai ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se sot është bërë lirimi i Limajt nga paraburgimi për ta zëvendësuar atë me arrest shtëpiak deri më 24 prill.
“Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi duke e zëvendësuar me arrest shtëpiak i cili do të zgjas deri më 24 prill. Kaq mund t’ju them deri më tani”, ka thënë Gashi për REL.
KLD shkarkon gjyqtarin e Shkallës së Parë në Elbasan
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë në Elbasan, z. Xheladin Karkini nën argumentin se ka shkelur etikën e gjyqtarit.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë një tension i momentit, në lidhje me orarin e seancës gjyqësore të radhës, mes gjyqtarit Karkini e avokatit Bujar Dyrmishi.
Kjo ka çuar në një konflikt verbal e më pas fizik, për të cilën është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka shoqëruar më pas në rajon avokatin Bujar Dyrmishi.
Topi: Opsioni me LSI-në, koalicioni mbetet i hapur
TIRANË Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ishte më i qartë