Gratë në politikë, Rama prezanton Lindita Nikollën për 8 mars

Postuar në 08 Mars, 2013 08:22

 

Simbolikën që mbart dita e 8 Marsit, kreu opozitës Edi Rama e ka shfrytëzuar për të prezantuar një grua, si kandidate për deputete të Partisë Socialiste. Ajo është zonja Lindita Nikolla, e cila aktualisht mban postin e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1 në Tiranë.

Kandidimin për deputete të Lindita Nikollës, Rama e përshkruajti si një vlerë të shtuar të ekipit të deputetëve të Tiranës, ekip që sipas tij, bëhet më bindës dhe afrohet më tepër me qytetarët.

“Sot skuadrës tonë kombëtare të Rilindjes i shtohet edhe një grua tjetër në rrugën e rritjes së numrit të parlamentereve tona pas 23 qershorit. Dhe nuk është e fundit. Lindita Nikolla nuk është e panjohur për publikun edhe pse shumë mirë e njohin vetëm qytetarët e Njësisë Bashkiake numër 1 në Tiranë, ku ka drejtuar me sukses dhe me mbështetje të konfirmuar popullore nga komuniteti qysh prej vitit 2007″, tha Rama.

Zonja Nikolla ka rikonfirmuar gadishmërinë e saj për të bërë realitet Rilindjen Shqiptare.

“Për mua është i shtrenjtë, prezantimi im sot në këtë ditë simbol. Po përtej kësaj unë dua sot t’i premtoj të gjithëve që do të vijoj të angazhohem krah Edi Ramës, krah Partisë Socialiste, duke qenë pjesë e modelit të vlerave, të dashurisë, përkushtimit, seriozitetit, punës së palodhur, modestisë, dashurisë pakufij për njerëzit e thjeshtë”, tha Nikolla.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.