Papa i ri, Konklava mblidhet më 12 mars

Postuar në 08 Mars, 2013 15:09

 

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, pas dorëheqjes së Papa Benediktit të XVI do të mblidhet të martën më 12 mars 2013.  Kjo është bërë më dije nëpërmjet një deklarate për shtyp nga zyra e Selisë së Shenjtë.

Ndërkaq Kolegji i Kardinalëve ka pranuar edhe arsyet “e fshehta” të mungesës së dy Kardinalëve.

Pas kësaj, me kalimin nga 117 në 115 Kardinalë, numri i votave për tu zgjedhur Papë shkon në së paku 77.

Ndërkohë Papa i ri duhet të zgjidhet përpara pashkëve katolike, që janë më 31 mars. Zyrtarët e Vatikanit janë shprehur se kanë dëshirë që Papa i ri të zgjidhet përpara datës 24 mars, kur do të nisin edhe kremtimet për muajin e Pashkëve.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.