KLD shkarkon gjyqtarin e Shkallës së Parë në Elbasan

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë në Elbasan, z. Xheladin Karkini nën argumentin se ka shkelur etikën e gjyqtarit.
Mësohet se shkak i konfliktit është bërë një tension i momentit, në lidhje me orarin e seancës gjyqësore të radhës, mes gjyqtarit Karkini e avokatit Bujar Dyrmishi.
Kjo ka çuar në një konflikt verbal e më pas fizik, për të cilën është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka shoqëruar më pas në rajon avokatin Bujar Dyrmishi.
Si pasojë e situatës së krijuar, në Gjykatën e Elbasanit u ndërprenë për 90 minuta të gjitha seancat.
SHEKULLI
Add new comment