Arkiv-Lajme të përditësuara
Fyle: Referendumi, për populizëm
Fyle: Referendumi, për populizëm
06/03/2013 19:30
Pasi theksoi se Shqipëria është një vend sovran që merr vendimet e saj, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle deklaroi se referendumi nuk mund të përdoret për të imponuar rregullat e Parlamentit, duke e cilësuar këtë iniciativë si populiste, në prag të zgjedhjeve.
Shkodër, Meta: Pjesëmarrja e gjerë e grave në lista dhe Kuvend, zgjedhje dhe institucione evropiane
SHKODËR- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në një takim të Forumit të Gruas në Shkodër, me rastin e festave të 7-8 marsit.
Ai ka deklaruar se LSI ndihet krenare që ka bërë hap revolucionarizues duke vënë barazi gjinore 50 me 50 në të gjitha forumet e saj dhe synon që këta ta kthejë në realitet transformues për politikën.
Hetimet në udhëkryq, telefoni i Frrokut në Kërrabë, në orën e vrasjes së Dritan Lamajt
DASH: Shqipëria, vend transit për trafikun e narkotikëve
Shqipëria është vend transit për trafikun e lëndëve narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, por nuk është prodhuese thelbësore substancash narkotike. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që titullohet Raporti për Strategjinë Ndërkombëtare për Kontrollin e Narkotikëve.
Raporti vlerëson punën e policisë për arrestimet e eksponentëve pjesë të rrjetit të drogës, por kritikon rëndë burokracitë e sistemit gjyqësor, duke evidentuar shkallën e ulët të atyre që janë dënuar.
Qeveria po shet gjithçka, dalin në ankand edhe qentë e policisë
Qeveria po përpiqet të shesë gjithçka të mundshme duke nisur nga hidrocentralet, magazinat, ambiente zyrash, madje së fundmi Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se janë nxjerrë në shitje edhe gjashtë qen të policisë.
Siç raporton GSH, kafshët do të nxirren në shitje më 26 mars, duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjashtë ankande të distancuara me nga 30 minuta prej njëra- tjetrës.
Berisha: Heqje taksash për çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës të Qeverisë njoftoi vendimin për heqjen e taksave mbi çdo gjë që shërben për të rritur prodhimin.
"Besojmë se kjo është rruga për rritjen e punësimit të qytetarëve shqiptarë. Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore do të shprehej se Shqipëria është histori zhvillimi e suksesshme", u shpreh Berisha, duke theksuar se Shqipëria e ruajti stabilitetin makro-ekonomik në sajë të reformave të suksesshme.
Shefi i Qeverisë premtoi një paketë reformash që do të bëjnë ë mundur rritjen ekonomike në vend.
Sigurimi i makinave, kaos në treg nga ulja e çmimeve
Edhe pse duhet të ishte i mbikëqyrur në të gjithë sektorët e ekonomisë, tregu i sigurimeve ka hyrë në një kaos total. Brenda një muaji, shoqëritë e sigurimeve kanë lëvizur me mbi 100 për qind tarifat e sigurimit të automjeteve. AMF, përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, deri sot duket se ka dalë jashtë lojës së madhe që po ndodh me sigurimin e detyrueshëm të makinave.
Merret në mbrojtje familja e komisar Lamajt
- Të afërmit e Dritan Lamajt, letër autoriteve të larta të shtetit: Hetoni personat në foto me Arben Frrokun. Policia vendos njerëz dhe kamera vëzhgimi rrotull shtëpisë së Lamajt, pritet largimi i tyre në një vend të sigurt
Rama në Fushë-Krujë: Siguria rrugore në rrezik
TIRANË Në tryezën e organizuar nga Partia Socialiste me temë “Siguria Rrugore”, në Fushë-Krujë, lideri i opozitës, Edi Rama, kishte një sërë të dhënash për të bërë publike. “…Shqipëria ka katër herë më pak automjete për 100 mijë banorë sesa të gjitha vendet e Bashkimit Europian edhe të rajonit dhe katër herë më shumë aksidente për 100 mijë banorë. Qeveria ka ngritur një komitet. E quajnë Komiteti Ndërministror për Sigurinë Rrugore, që e kryeson Kryeministri.
“Administrata gjyqësore”, Ligjet miratojnë votimin me shumicë të thjeshtë. Opozita: Kjo është diktaturë
Komisioni i ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës që projektligji për Administratën Gjyqësore të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim.
Deputetë e PS-së akuzuan mazhorancën se po shpërfill opozitën duke vendosur diktaturë, ndërkohë që një ligj i tillë duhet miratuar vetëm me konsensus mes palëve politike, siç është kërkuar edhe nga BE.
“Shumica po injoron konsensusin me opozitën, kjo gjë është antikushtetuese. Votimi me shumicë të thjesht vret kompromisin”, theksoi deputeti Damian Gjiknuri.