Arkiv-Lajme të përditësuara
Greqia pezullon linjat e autobusëve nga Shqipëria, shoferët protestojnë për zgjidhje
Shoqata e Transportuesve të Shqipërisë ka organizuar një protestë paraditen e sotme në sheshin ‘Nënë Tereza’, si reagim i vendimit të Ministrisë greke, i cili prej ditës së sotme ka vendosur të pezullojë 22 linja autobusësh që bëjnë çdo ditë udhëtime nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.
Tiranë, plagoset me armë kryeplaku i fshatit Domje
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Domjet të Tiranës. Kryeplaku i fshatit. Kryeplaku i fshati Domje Agim Daçi,është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme nga një bashkëfshatar. Agim Daçi eshte qëlluar me armë nga bashkëfshatari i tij. Sipas policisë autori i plagosjes është Riza Haka i cili u shpall në kërkim. Kryeplaku i plagosur është shtruar në spitalin Ushtarak, ndërkohë që mësohet se po i nënshtrohet nje operacioni si pajë e plagëve të marra. Shkaqet e konfliktit nuk dihen ende.
MAPO
Hetuesit: Frroku mund të ketë porositur vrasës me pagesë ndaj Lamajt
Lutaj: Krimi ka vrarë shtetin. Berishës duhet t’i hiqet antiplumbi, jo t’i japim dhe automatik
Deputeti socialist i qarkut të Fierit , Piro Lutaj komenton vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Privatizimi i HEC-eve, debate në Parlament
Debate në parlament në seancën për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulëz Shkopetit.
Në fjalën e tij para deputetëve, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo është një filozofi e pandryshueshme e kësaj force politike.
Raundi i gjashtë i dialogut Prishtinë – Beograd
BRUKSEL- Në Bruksel fillon sot raundi i gjashtë i dialogut midis Prishtinës dhe Beograd, të përfaqësuar në nivel kryeministrash me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Ashton.
Tema kryesore e këtij raundi do të jetë veriu i Kosovës dhe propozimi për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Lidhur me Bashkësinë e këtyre komunave, Beogradi kërkon që ajo të ketë kompetenca ekzekutive, një kërkesë që refuzohet nga Prishtina zyrtare.
Privatizimi i 4 HEC-eve dhe Llotaria Kombëtare, sot në Kuvend
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të miratuar privatizimin e 4 HEC-eve, të Bistricës, Bistrica 1, Ulzës dhe Shkopetit.
Ne kete seance priten debate mes paleve, pasi opozita ka kundershtuar ashper privatizimin e HEC-eve, duke thene se do votoje kunder. Sipas saj, qeveria po shpejton te privatizoje gjithca para zgjedhjeve, ne dem te interesit te shqiptareve.
Nje seance me pare, opozita kerkoi heqjen nga kalendari të ligjit për privatizimin e katër HEC-eve, por me shumicen e maxhorances kerkesa u rrezua dhe kalendari i punimeve gjeti miratim.
BE trondit Greqinë, lëshon një “Udhëzues të luftës për shtetin helen”
Greqia është tronditur nga një lajm i fundit i BE-së, e cila ka lëshuar një “Udhëzues të luftës për Greqinë!”.
Trojka europiane ka mbërritur sot në Athinë në kuadër të takimeve për masat shtrënguese që ky vend duhet te plotësojë.
Ministri i policisë, Saliu dhe turshitë
MOSBESUESE NDAJ EKONOMISË
Bankat në Kosovë janë deklaruar se nuk po i besojnë situatës se përgjithshme ekonomike në vend. Kjo ka dalë të jetë arsyeja se pse i kanë shtrënguar se fundi kriteret për dhënien e kredive. Sipas raportit të fundit të BQK’së, më së shumti nga kjo janë prekur ndërmarrjet ekonomike.
Bankat komerciale nuk po i besojnë situatës së përgjithshme ekonomike në Kosovë. Si pasojë, ato i kanë shtrënguar edhe më shumë standardet dhe kriteret për dhënien e kredive.