Privatizimi i HEC-eve, debate në Parlament

Postuar në 04 Mars, 2013 07:35

Debate në parlament në seancën për privatizimin e katër hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulëz Shkopetit. 

Në fjalën e tij para deputetëve, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo është një filozofi e pandryshueshme e kësaj force politike.

"Ne këtë vend e kemi për ta dashur dhe për ta ndryshuar. Ne e dimë që ka shumë probleme, por ne po i zgjidhim ato një e nga një. Do të jetë shumë afër dita, që kur kombet e tjera të paguajnë energjinë 150 për qind më shumë sec e paguajnë shqiptarët sot, qytetarët tanë të paguajnë shumë më pak se sot energjinë e rinovueshme, që është shtyllë qëndrore e zhvillimit të qëndrueshëm", u shpreh Berisha, duke sulmuar në fjalën e tij edhe deputetët e opozitës.

Ndërkohë kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, duke folur para deputetëve theksoi se PS është pro privatizimit kur ai është transparent dhe nuk vjen era korrupsion.

"Sot po privatizojmë një pasuri kombëtare dhe ne po kërkojmë të dijmë pse është nën çmim. Turqia shet 1 megavat, 2.4 milionë euro, kompania turke e blen tek ne me 1.4 milionë euro", tha Ruçi.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.