Arkiv-Lajme të përditësuara
Meta: Koalicioni pas 23 qershorit, në bazë të votës
- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, takon ambasadorët e vendeve të BE-së, informim për 23 qershorin. Përgjigje, Ramës: Koalicionet e ardhshme do të kenë në themel të tyre votën e qytetarëve.
Herion Mesi
Bllokohet makina e Arben Frrokut, pritet ekspertiza
Makina me të cilën i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit, Arben Frroku është larguar për në Greqi është bllokuar.
Policia tha se makina me targa AA 088 DC ne momentin e bllokim drejtohej nga djali i të akuzuarit, Grand Frroku. Makina është bllokuar në piken e kalimit kufitar te Kapshticës.
Makina pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar, dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Arben Frroku është larguar nga Shqipëria mbrëmjen e 24 shkurti, pak orë pasi ishte vrarë kryekomisari, Dritan Lamaj.
PANORAMA
Shkup, 13-vjeçari që përjetoi dhunën e huliganëve maqedonas
Ramazan Iseni, vetëm 13 vjeç, është njëri nga shqiptarët që u rrah barbarisht nga huliganët maqedonas pas protestës së djeshme në Shkup. Vogëlushi shqiptar nga Studeniçani i Karshiakës është rrahur pranë një stacioni urban të autobusëve në Shkup, ndërsa po priste autobusin për të udhëtuar drejt fshatit, pas përfundimit të mësimit. Fotoja e rrahjes brutale e bërë nga reporteri i agjencisë së lajmeve INA ka përfshirë rrjetet sociale dhe gjitha mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.
TemA TV/ Rajmonda Bulku- Ramës: “Të mungon dashuria ndaj grave”. Rama: “Më kujtove filmin ‘Nusja dhe shtetrrethimi’’
Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, ka dalë në një konferencë shtypi vetëm pse Edi Rama përmendi gjatë intervistës së djeshme në “Opinion”, zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsi. Bulku ka akuzuar Ramën pse është marrë me të, ndërsa ka thënë se atij i mungon dashuria dhe përkujdesja ndaj grave.
KËRKOJNË PRESION
Beogradi po kërkon nga SHBA’ të dhe Bashkimi Europian të bëjnë presion mbi Prishtinën në mënyrë që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Kryeministri Hashim Thaçi tha në Tiranë se zgjidhja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Zyrtarët europianë ndërkaq thanë se po i presin palët të hënën e ardhshme në Bruksel.
Zyrtarë të lartë të Beogradit kanë vazhduar edhe të premten ankesat se udhëheqësit e Kosovës nuk po lëshojnë pe në bisedime.
Po del: E gjithë Kosova UÇK!
Prishtinë, 1 mars - Konkursi për aplikim për veteran të luftës së UÇK-së është shtyrë edhe për dy javë, mirëpo kjo do të vlejë vetëm për ata që i kanë marrë deri dje aplikimet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komisionit për Verifikim e Veteranëve, Agim Çeku. Ai ka thënë se deri dje kanë aplikuar 51 835 veteranë.
Bëhet e ditur se kanë aplikuar 4489 invalidë të luftës dhe 2 597 familje të dëshmorëve.
Çeku ka njoftuar se librezën e veteranit të luftës do ta marrin edhe pjesëtarët e FARK-ut.
Krenar Ahmeti rikthehet në Tiranë, emërohet shef i sigurisë rrugore
Ndryshimet në radhët e policisë së shtetit kanë rikthyer sërish në Tiranë një nga emrat më të njohur dhe të përfolur të kësaj strukture, Krenar Ahmeti.
Krenar Ahmeti është rikthyer në postin e shefit të sigurisë rrugore në kryeqytet ditën e sotme duke lënë postin që mbante deri më tani, atë të zv/drejtorit për rendin në Durrës.
Sipas burimeve nga policia vendin e Ahmetit në qytetin bregdetar do ta zërë Asllan Shyti.
Meta: LSI, koalicion me çdo forcë politike, përfshi PS, për integrimin e vendit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorët e Bashkimit Europian, ku siç ai tha u diskutua për një sërë çështjesh të rëndësishme mes të cilave edhe realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Zoti Meta i pyetur edhe për qëndrimet e socialistëve pro një riafrimi me LSI-në, theksoi se kjo forcë politike është e hapur për bashkëpunim që do të shërbente për të mirën e vendit dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.
Lojërat e fatit, 50% e parave do t’u kthehet kumarxhinjve
Kumarxhinjtë shqiptarë do të kenë mundësi të marrin 50 për qind të atyre që lënë në lojërat e bixhozit. Kompania austriake “Austrian Lottery”që tashmë ka fituar të drejtën të ushtrojë biznesin e lojërave të fatit, e vetme për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri, do të ndajë 50 me 50 fitimet me lojtarët. Komisioni parlamentar i Ekonomisë e ka firmosur dje mes debatesh kontratën me austriakët. Deputetet në fakt nuk kanë patur shumë kohë të diskutojnë.
Agim Llupo aplikon për pasaportë, tenton largimin nga Shqipëria?
Agim Llupo, një prej të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, duket se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ende pa u dhënë vendimi nga ana e Gjykatës së Apelit. Llupo mësohet se ka aplikuar për pasaportë në Policinë e Tiranës, me të cilën mendohet se kërkon që të largohet nga Shqipëria. Kjo është pohuar edhe nga deputeti socialist, Taulant Balla, i cili i ka bërë thirrje kryeprokurorit ta ndalojë këtë gjë.