Krenar Ahmeti rikthehet në Tiranë, emërohet shef i sigurisë rrugore

Postuar në 01 Mars, 2013 14:09

Ndryshimet në radhët e policisë së shtetit kanë rikthyer sërish në Tiranë një nga emrat më të njohur dhe të përfolur të kësaj strukture, Krenar Ahmeti.

Krenar Ahmeti është rikthyer në postin e shefit të sigurisë rrugore në kryeqytet ditën e sotme duke lënë postin që mbante deri më tani, atë të zv/drejtorit për rendin në Durrës.

Sipas burimeve nga policia vendin e Ahmetit në qytetin bregdetar do ta zërë Asllan Shyti.

Ndryshimi është bërë pas marrjes së gradave të reja në Shkollën e Formimi Policor, ndërkohë që Ahmeti shquhet për numrin e madh të certifikatave dhe kualifikimeve të ndryshme gjatë karrierës së tij në strukturat e policisë së shtetit, që e ka fillimin në vitin 1998

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.