Arkiv-Lajme të përditësuara

Qeveria jep nënshtetësinë me VKM

Postuar në 01 Mars, 2013 14:04

Ndryshe nga sa ministri i Brendshëm garantoi vetëm pak kohë më parë në komisionin parlamentar të integrimit, se ndryshimet në ligjin për shtetësinë do të bëheshin në dialog të gjerë me klasën politike dhe faktorin ndërkombëtar, dikasteri që ai drejton është bërë hartuesi i ndryshimeve të proçedurave për dhënien e shtetësisë.

Por për të shmangur ndryshimet në ligjin aktual, ndryshimet në proçedurat për dhënien e shtetësisë janë bërë përmes një projektvendimi që Top Channel ka siguaruar nga burime pranë Ministrisë së Brendshme.

Berisha takon Thaçin: Vizat i zgjidh Brukseli. Marrëveshja për shtetësinë, në kohën e përshtatshme

Postuar në 01 Mars, 2013 07:14

 

TIRANE- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka sqaruar se primare për gjithë shqiptarët tashmë është konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që marrëveshja për shtetësinë bëhet mes dy qeverive në kohën e përshtatshme.

Fotot me Arben Frrokun, Berisha shmang komentet

Postuar në 01 Mars, 2013 07:12

 

  • Fotot e zyrtarëve të Policisë, Rama: Berisha dhe Noka të japin dorëheqjen.
  • Berisha: Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme ka të gjitha mekanizmat për tëzbardhur të vërtetën.

     

Situata politike në vend, Meta takon ambasadorët e BE-së në Tiranë

Postuar në 01 Mars, 2013 07:10

Sitiata politike në vend, përgatitja dhe mbajtja me standarde e  zgjedhjeve të 23 qershorit dhe reformat integruese të vendit drejt familjes evropiane pritet të jenë fokusi i bisedave në takimet e  Kreut të  Levizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta me ambasadorët e Bashkimit Evropian, të akredituar në vendin tonë. Takimi zhvillohet në zyrat e BE-së .

Kërkoi ndihmë te Kuliçaj për Frrokun, por u hoq nga detyra

Postuar në 01 Mars, 2013 07:09

 

Zbulohet shkresa e Lamajt, dërguar eprorëve për informacion mbi vrasjen në Belgjikë

Më 23 mars 2012, Lamaj kërkoi ndihmën e Interpolit për të verifikuar emrat e kosovarëve dhe vëllezërit Frroku

Bledi Gilaj

Shkresa – Lamaj i ka dërguar informacion Kuliçajt dhe Interpolit në lidhje me dyshimet ndaj Arben Frrokut dhe Mark Frrokut për vrasjen në Belgjikë

Ish- shefi i krimeve: Nuk kam frikë nga kërcënimet me SMS

Postuar në 01 Mars, 2013 07:08

 

Ish- shefi i krimeve të komisariatit nr.6, Arianit Arapi, ndonëse është kërcënuar me jetë me në të një mesazhi, vijon të qëndrojë në krye të detyrë, pranë komisariatit të Pogradecit.

RAPORTON NATËN PARA DEPUTETËVE

Postuar në 01 Mars, 2013 07:06

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pas marrjes së kërkesës së kryeministrit, Hashim Thaçi për raportim gjatë ditës së sotme në orën 19:30, ka thirrur mbajtjen e seancës në mbrëmje.

Do të thotë raportimi i djeshëm i cili ishte paraparë për dje, do të mbahet sonte në ora 19 e 30.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kur ishte planifikuar raportimi i kryeministrit Thaçi për raportim, dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri kanë shpalosur një pankartë me mbi shkrimin “Kosova e Hashimit”.

PS e PD bashkojnë votat

Postuar në 01 Mars, 2013 07:05

Për herë të parë herë të parë në Këshillin Bashkiak votohen, si nga mazhoranca dhe opozita shumica e propozimeve të Bashkise së Tiranës. Janë votuar 16 nga 18 projektvendime, të cilat kishin të bënin me vendosjen e busteve të figurave të njohura si Sabri Godo e Jeronim De Rada, si dhe ulja e taksave për biznesin e vogël të artizanatit apo dhenia e lejeve të shfrytëzimit për disa pallate që kanë rezultuar me shkelje të projektit. 

Sekuestrohen kartmonedha false, 4 të arrestuar

Postuar në 28 Shkurt, 2013 14:12

 

TIRANE- Katër persona të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim është bilanci i operacionit të koduar “Euro” nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Këta persona akuzohen për falsifikim të kartmonedhave.

Policia tha se është sekuestruar shuma prej 30 mijë euro dhe shuma e parave valutë shqiptare prej 2 milion të vjetra, ndërsa në pranga kanë rënë këta persona, Klodian Petrit Ceka, 28 vjec, Florijan Jashar Qatibi, 27 vjec, Besjan Ilir Cici, 25 vjec,  Stefano Mark Gjonej, 22 vjec, të gjithë banuers në Tiranë.

MB: Rama është takuar me Frrokun dy javë më parë. I premtoi se do ta bënte deputet

Postuar në 28 Shkurt, 2013 14:11

 

Ministria e Brendshme akuzoi sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se është takuar vetëm dy javë më parë me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj, duke i premtuar atij se do ta bënte deputet.

Zëdhënësi i MB-së, Leonard Olli tha se  Rama ka pirë kafe me Arben Frrokun tek “Dy Kullat”, dy jave me pare, ndersa deputeti, Sajmir Tahiri ka darkuar menjëherë pas takimit me Ramën deri në 02:30 të mëngjesit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara