Arkiv-Lajme të përditësuara

RIATDHESIMI, JO PA REZULTATE NË FERIZAJ

Postuar në 03 Mars, 2013 08:19

 

Nuk kanë munguar kërkesat e personave të riatdhesuar për të gëzuar benifitet që u takojnë edhe gjatë këtij në Komunën e Ferizajt. Zyrtarët komunal që merren me këtë proces kanë thënë se janë ndihmuar personat që janë riatdhesuar dhe familjet e tyre, sipas projektiti, nga komuna dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me gjëra ushqimore, higjienike, lëndë djegëse dhe në aspektin e strehimit e akomodimit të tyre.

MALISHEVA PA PRONA PUBLIKE

Postuar në 03 Mars, 2013 08:18

 

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kundërshton tjetërsimin e pronës publike.

“Në Malishevë çdo ditë e më shumë prona publike po tjetërsohet, uzurpohet, shitet e stërshitet nga Kryetari Isni Kilaj dhe sekserët e tij, të cilët nga vjedhës të votave janë shndërruar në uzurpator dhe vjedhës të pronave dhe tenderëve. Këtë fakt edhe me bindës e bënë mungesa e një listë të pronave publike”, ka thënë Valon Hoti nga Vetëvendosje në Malishevë.

‘NGJALLEN’ SHPRESAT PËR ISH-PUNËTORËT E FABRIKËS SË TUBAVE

Postuar në 03 Mars, 2013 08:17

 

Miratimi dhe rekomandimi, i Kuvendit të Kosovës, i cili i kërkon Qeverisë, Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe organeve tjera, që në afat katër mujor të bëjnë ekzekutimin e pagave për punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj, të cilët tash e sa vite po kërkojnë të realizohen të drejtat e tyre për të cilat, vite me parë, kishte vendosur Gjykata komunale në Ferizaj për kompensimin prej rreth 30 milion euro, ka ngjallur shpresën se kjo çështje, së shpejti, do të marrë fund.

Celibashi i bashkohet Partisë Socialiste

Postuar në 03 Mars, 2013 08:16

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, si “përforcimin” e fundit të “skuadrës së Rilindjes Kombëtare”. 

Nëpërmjet një konferencë për shtyp, Rama argumentoi se “kjo qeveri e ka humbur luftën me korrupsionin dhe ne, së bashku me zotin Celibashi, do të bëjmë të mundur që t’i vijë fundi pandërshmërisë, për një rimëkëmbje të gjithëanshme të shoqërisë shqiptare”.

Në prezantimin e kësaj figure, kryesocialisti Rama u shpreh i sigurt se Celibashi do të jetë një vlerë e shtuar për Kuvendin e ardhshëm shqiptar.

Fyle kundër PD: Jo referendum për tri ligjet, duhet pakt

Postuar në 03 Mars, 2013 03:30

 

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka kundërshtuar dje nismën e Partisë Demokratike për të realizuar një referendum popullor për miratimin e tri ligjeve kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Në një deklaratë për shtyp, komisioneri Fyle ka theksuar se vendimi i maxhorancës nuk është mënyra e duhur për të ndërtuar konsensusin ndërpartiak dhe se reformat kyçe duhet të miratohen me konsensus midis forcave politike.

Rrëfimi TRONDITES i gazetarit amerikan: Berisha më tha “pas meje, qameti”

Postuar në 03 Mars, 2013 03:27

 

Gazetari amerikan, Peter Lucas, rrëfen një detaj tronditës nga biseda që ka pasur me presidentin Sali Berisha një mesnatë tetori të vitit 1996.

Biseda është zbardhur nga e përditshmja Dita.

Kandidimi i Nard Ndokës në listën e sigurtë të PD-së përçan të djathtën

Postuar në 03 Mars, 2013 03:27

 

Kandidimi i Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane në një vend të sigurt në listën e PD, ka ndezur sherret brenda të djathtës, raporton Shqiptarja.com.

Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës që ka 32 mandate deri më tani.

ASKUND ME AUTOSTRADË

Postuar në 03 Mars, 2013 03:25

 

Autostrada Prishtinë – Shkup nuk do të nisë në pranverë, ashtu siç është paralajmëruar tash sa kohë nga Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës. Procedurat për fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade nuk janë askund gati. Madje, nuk janë afër as për shpalljen e tenderit.

Deklarimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, se ndërtimi i autostradës Prishtinë – Shkup do të nisë në pranverë, po dalin të pavërteta.

Ata nuk janë as afër përfundimit të procedurave të shpalljes së tenderit e lëre më të nënshkrimit të kontratës për fillimin e ndërtimeve.

PËRKRAH THAÇIT

Postuar në 03 Mars, 2013 03:24

 

Presidentja Atifete Jahjaga i ka dhënë mbështetje edhe raundit të gjashtë të dialogut Kosovë-Serbi. Ajo ka kërkuar që të respektohet Rezoluta e Kuvendit, e cila autorizon Qeverinë për të normalizuar raportet me palën serbe. Por, shefja e shtetit nuk ka dhënë përgjigje nëse marrëveshjet që mund të arrihen në Bruksel gjatë muajit mars do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dhënë mbështetje edhe raundit të gjashtë të dialogut Kosovë – Serbi, i cili do të mbahet të hënën në Bruksel.

PKDSH: Frroku, kandidat për deputet në Shkodër

Postuar në 02 Mars, 2013 14:55

 

TIRANE- Partia Kristian Demokrate e Shqiperise tha sot se i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku është një ndër kandidatët e saj për deputete në Qarkun  Shkodrës.

Kryetari i kësaj partie, Dhimitër Muslia tha se kandidatura e Frrokut ende nuk është zyrtarizuar.

Kryetari i PKDSH –së, Muslia theksoi se partia e tij ka qenë prezente në koalicionin e majtë, pasi e sheh rrotacionin politik në kushtet aktuale një domosdoshmëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara