Kandidimi i Nard Ndokës në listën e sigurtë të PD-së përçan të djathtën

Postuar në 03 Mars, 2013 03:27

 

Kandidimi i Nard Ndokës, kreut të Partisë Demokristiane në një vend të sigurt në listën e PD, ka ndezur sherret brenda të djathtës, raporton Shqiptarja.com.

Mësohet se Berisha tashmë e ka pranuar faktin se Ndoka do jetë i dyti në listën e kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës, ose i teti në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës që ka 32 mandate deri më tani.

Pikërisht një sanksionim i tillë ka sjellë dhe acarimin e aleatëve besnikë të Berishës në koalicionin qeverisës, të cilët të diktuar dhe nga sistemi zgjedhor tentojnë të jenë në listën e PD, pais e kanë të vështirë që të zënë një vend në Kuvend.

Mësohet se qëndrimi i PD ka qënë i prerë deri më tani: Asnjë kryetar aleat në listën e demokratëve, pasi ata kanë qënë në tërë vite pjesë e koalicionit të qeverisjes dhe në pushtet dhe gjatë këtyre viteve të kishin punuar për parritë e tyre që të mos humbnin elektorat.

Ndërsa për PDK dhe Ndokën është bërë ky “tolerim” për vetë faktin se kanë qënë në opozitë për vite me radhë dhe për më tepër që kanë afër 40 mijë vota në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.